Një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë u vranë brutalisht në Panama. Trupat e tyre u gjetën në një varr masiv, shumë pranë vendit ku një grup besimtarësh “dënonin” indigjenët.
Viktimat janë torturuar dhe më pas vrarë nga ky sekt fetar gjatë një riti ekzorcizmi që ka në thelb sakrificën për Zotin.
Sipas policisë vendase viktimat u rrethuan nga 10 predikues që i torturuan, rrahën, dogjën dhe goditën me hanxharë për t’i bërë ata të “pendohen për mëkatet e tyre”.
Policia arrestoi anëtarët e sektit evangjelist, i njohur si “Drita e re e Zotit” dhe gjithashtu shpëtoi 14 anëtarë të tjerë të grupit indigjen Ngabe Bugle, që ishin lidhur dhe dhunuar me shkopinj./Opinion.al