Sekretet e aromaterapisë orientojnë drejt krijimit të atmosferës së duhur për të relaksuar trupin, mendjen dhe për të ndezur pasionin.
Vaji esencial i limonit, është një antibakterial shumë i mirë, që jo vetëm ka efekt dezinfetkues, por ndihmon edhe për të zgjuar vitalitetin e organizmit. I mrekullueshëm për t’u masazhuar në tëmtha në fund të një dite të lodhshme, ky vaj ndihmon humorin e mirë dhe risjell energjinë në raportin me partnerin.
Vaji i trendafilit është një vajrat më të kushtueshëm, por është i mrekullueshëm për të ulur ankthin dhe për të sjellë alegrinë. Vendosni disa pika në difuzor dhe lërini të shpërndahen në dhomë, sepse kështu do të ndjeni një atmosferë ngrohtësie dhe pasioni, që i jep ëmblësi intimitetit.
Një vaj që ndihmon shumë rrugët e frymëmarrjes, xhinxheri ka gjithashtu edhe aftësinë e nxitjes së dëshirës seksuale, veçanërisht tek meshkujt.