Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 30 vjeçar pasi akuzohet se prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të fejuarën e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për një periudhë disa mujore, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, ndaj të fejuarës R.L, vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 102 i Kodit Penal.