Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Sekretet e Luftës’, një libër për të panjohurat historike

2017/11/09 at 2:40 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Sekretet e Luftës’, një libër për të panjohurat historike

Gazetari dhe studiuesi Erald Kapri promovoi dje librin Sekretet e Luftës, Shqipëria tjetër në dokumentet britanike, një botim që zbardh dokumente të panjohura për publikun shqiptar. Ky botim erdhi falë Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, i drejtuar nga historiani Uran Butka. “Sekretet e Luftës janë një përpjekje 4 vjeçare kërkimi dhe leximi të mëse 20 mijë faqeve dokumente të Arkivit Britanik. Janë përfshirë 150 dokumente dhe fotografi, të cilat japin një panoramë të plotë të ngjarjeve kryesore të luftës. Dokumente të zyrës së kryeministrit Çurçill, të ministrisë së Jashtme Britanike, të Ministrisë së Luftës, të Shërbimeve Sekrete dhe të SOE-s, zyrës speciale që ngriti kryeministri britanik për luftën në prapavijë”, tha Kapri.

Britanikët mbajnë në arkivin e tyre një dokumentacion thelbësor për të kuptuar luftën shqiptare. Ky botim ka të plotë shënimet e Çurçillit për Shqipërinë ku jepen disa të vërteta tronditëse. Në takimin më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, Konferenca e Moskës, ku perëndimi ndau me Moskën influencë në Ballkan, Shqipëria u harrua.

“E keni menduar ndonjëherë se Enver Hoxha kishte kontakte me gjermanët dhe të kishte një marrëveshje me ta? Po që Stalini kërkonte që Mbreti Zog të mos shkelte më në Shqipëri? Po që britanikët vlerësonin lart figurat nacionaliste që zgjodhën të ngrinin një qeveri nën pushtimin gjerman? Këto dokumente janë pjesë e këtij botimi”, tha Kapri.

Prof.dr Romeo Guraguqi vlerësoi këtë botim.”Përmbledhja dokumentare, “Sekretet e Luftës, Shqipëria tjetër në dokumentet britanike”, e studiuesit Erald Kapri, është një botim shumë i rëndësishëm, që do të ndihmojë në kuptimin dhe saktësimin e ngjarjeve historike të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe viteve menjëherë pas saj. Erald Kapri është ndër njohësit më të mirë të Historisë së periudhës nga pranvera 1943 deri ne instalimin e plotë të diktaturës komuniste. Kaprin gjithashtu e vlerësoj si njeri, si një studiues serioz dhe bashkëpunues, të hapur për debat shkencor dhe te karakterizuar nga një mirësi e spikatur për kohën tonë. Botimi i këtij dokumentacioni, përbën një ngjarje të rëndësishme shkencore”, tha Gurakuqi.

Historiani Uran Butka dhe drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido vlerësuan botimin si një ngjarje e rëndësishme për historinë shqiptare. Deputeti Agron Shehaj, i cili është mbështetësi i Institutit “Lumo Skëndo”, tha se ky institutut do vazhdojë të mbështesë studiuesit shqiptar për të zbardhur të vërtetën historike, si një kontribut që i jepet shoqërisë shqiptare.

Gjatë promovimit morën pjesë personalitete të njohura të politikës shqiptare si kreu i opozitës Lulzim Basha, Ish presidenti Nishani, Princi Leka, historianë, studiues, gazetarë, etj.

Në vitet 43 dhe 44, 150 ushtarakë britanikë morën pjesë në misione në Shqipëri. Ata shpenzuan dhe dhanë shpërblime rreth 120 mijë monedha ari, që nëse i konvertojmë sot, janë mbi 30 milionë paund britanikë. Mbi 2300 tonë ndihma materiale ushtarake. Ndihma britanike përcaktoi fituesin në Shqipëri, sepse pjesën më të madhe të tyre e mori lëvizja komuniste.

Rasti shqiptar vijon të jetë ende i debatuar në historiografinë britanike. Si ndodhi që Britania financoi dhe mbështeti luftën guerile në Shqipëri nuk arriti ta përdorë këtë kapital? Pse Britania e Madhe nuk mundi të ndajë qartazi Shqipërinë nga blloku i lindjes? Dokumentacioni Britanik në këtë botim jep një panoramë të plotë të kësaj enigme historike.

Këto dokumente hedhin dritë për disa ngjarje që ende sot mohohen apo thuhen me gjysëm zëri. Në Shqipëri nuk ka pasur vetëm luftë nacionalçlirimtare, por ka pasur luftë, e madje edhe luftë civile. Kjo e pohuar nga dokumentacioni britanik i kohës.

Etiketa: Erald KapriSekretet e Luftës

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Lotaria amerikane: Ja “receta” për një aplikim të suksesshëm

Lotaria amerikane: Ja “receta” për një aplikim të suksesshëm

Përleshje me thika në burg, larje hesapesh mes shqiptarëve 

Përleshje me thika në burg, larje hesapesh mes shqiptarëve 

Lëvizte me makinë luksoze, atentat shqiptarit në Ekuador

Lëvizte me makinë luksoze, atentat shqiptarit në Ekuador

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com