Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretet e Kleopatrës, Helenës së Trojës dhe grave më të bukura në histori

2018/09/23 at 3:09 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Sekretet e Kleopatrës, Helenës së Trojës dhe grave më të bukura në histori

Të qenurit e bukur, nuk është diçka e lehtë. Gratë më të bukura në histori, nuk lindën të tilla. Ato bënë shumë përpjekje dhe sakrifica, dhe në ndonjë rast përdorën kimikate apo ujin e zogjve të zier. Pra pas çdo bukurie të madhe në histori, ka një sekret të “pistë”.


Perandoresha austriake Elisabet: Një maskë fytyre, me mish viçi të papërpunuar

Gruaja më e bukur në botë në shekullin XIX-të, ishte Perandoresha Elizabet e Austrisë. Ajo ishte e njohur në të gjithë Europën për lëkurën e saj të butë, dhe flokët ngjyrë gështenjë të gjatë deri në fundin e këmbëve. Për të mbajtur të bukur lëkurën e saj, ajo do të shtypte luleshtrydhe mbi duar, fytyrë dhe qafë, do të lahej në vaj ulliri të ngrohtë, dhe flinte gjumë me një maskë fytyre të bërë me mish viçi të papërpunuar.

Mbretëresha e Egjiptit Kleopatra lahej me qumështin e gomerëve

Mbretëresha Kleopatra, fitoi zemrat e njerëzve më të pushtetshëm të kohës. Për të qëndruar në formë, ajo përdorte trajtimin më luksoz nga të gjithë: banjo në qumështin e athët të gomarit. Shërbëtorët e saj, do të mjelnin 700 gomerë çdo ditë, në mënyrë që të mbushnin një vaskë me qumështin e tyre. Asokohe, besohej se kjo do të reduktonte rrudhat, dhe në fakt mund të ketë funksionuar. Laktoza e tharë kthehet në acid laktik, i cili mund të heqë shtresën sipërfaqësore të lëkurës nga trupi i një gruaje, duke zbuluar lëkurën më të butë dhe pa njolla.

Faraonesha egjiptiane Nefertiti përdorte shumë ‘makeup’, mjaftueshëm për të vrarë një person

Ndonëse varri i saj nuk është gjetur, varret e bashkëkohësve të saj, na japin një ide shumë të mirë se si ia dilte të ishte ndër femrat me të bukura të kohës. Nefertiti ishte tërësisht pa flokë. I gjithë trupi i saj rruhej nga koka deri te këmbët me një brisk. Ajo përdorte një grim aq të rëndë dhe me përmbajtje plumbi, sa që studiuesit mendojnë se pikërisht ky i fundit i shkurtoi jetën.

Mbretëresha e Anglisë Elizabeta I lyhej kokë e këmbë me plumb

Gjatë epokës së Elizabetës, produkti më i njohur për kujdesin ndaj lëkurës, ishte diçka e quajtur “vena veneciane”, që ishte thjesht një përzierje e plumbit dhe uthullës. Gratë do ta vendosnin në të gjithë lëkurën e tyre, për t’i bërë ato të dukeshin të bardha si prej porcelani. Askush nuk e përdorte më shumë atë sesa vetë Mbretëresha Elizabeta, aq sa ishte tërësisht e panjohshme pa të.

Mbretëresha e Francës, Maria Antoneta, përdorte në fytyrë ujin e pëllumbave të zier

Ashtu si Elizabeta e Austrisë, Antoneta flinte përherë me një maskë fytyre, të prodhuar nga një përzierje e konjakut, vezës, qumështit pluhur dhe limonit. Ajo do ta fillonte mëngjesin, duke larë fytyrën me një pastrues fytyre të bërë nga pëllumbat. Produkti etiketohej me krenari “Eau Cosmetique de Pigeon”, dhe premtonte se çdo shishe ishte prodhuar nga “8 pëllumba të zier”.

Meri, mbretëresha e Skocezëve: Banjo me verë

Mbretëresha e Skocisë, nuk ishte një bukuri natyrore. Ajo lindi me një hundë pak të madhe, dhe një mjekër paksa të mprehtë, por qe mbretëreshë dhe ishte e vendosur të bëhej e bukur. Për të mbajtur lëkurën e saj sa më të bukur, ajo i urdhëronte shërbëtorët e saj të mbushnin një vaskë me verë të bardhë. Kjo tingëllon si diçka e dalë mode, por është në fakt diçka që njerëzit e bëjnë ende sot. Sot, quhet vinoterapia, dhe ka vende në të gjithë botën, ku ju mund të përjetoni ndjesi të ngjashme me ato të Merit.

Perandoresha e Bizantit Zoe Porfirogenita ngriti një laborator vetjak kozmetik

Zoe Porfirogenita, ishte një nga gratë më të bukura të Perandorisë Bizantine. Ajo nuk dukej e bukur vetëm kur ishte e re. Edhe kur ishte në të 60-tat, ngjante si një 20-vjeçare. Dhe sigurisht që kishte punuar mjaftueshëm për të. Pasi u bë perandore, Zoe ngriti një laborator të madh kushtuar prodhimit të kozmetikës së saj.

Lukrecia Borxhia, shpenzonte ditë të tëra për larjen e flokëve

Poeti anglez Lord Bajroni, tha dikur se flokët e Lukrecia Borxhias ishin “më të bukurat në botë”. Flokët e Lukrecias ishin të ndritshme dhe bjonde. Të gjithë të tjerët në familjen e saj kishin flokë të errët. Por ajo bëri të mundur që flokët e saj të shkëlqenin si dielli, duke i shpëlarë ato në lëng limoni për orë të tëra, dhe duke i tharë në dritën e diellit.

Helena e Trojës, bënte banjo me uthull

Helena e Trojës ishte një grua kaq e bukur, saqë për nderin e saj vdiqën mijëra njerëz. Sipas Iliadës, ajo lahej në një banjo me uthull. Sot njerëzit priren të supozojnë, se ajo përdori uthullën e mollës ose se e hollonte atë në ujë, thjesht sepse përndryshe tingëllon shumë e tmerrshme. Dhe në fakt kjo formulë funksionon. Uthulla balancon nivelet e pH të trupit, të cilat mund të kenë një efekt pastrues.

Simoneta Vespuçi përdorte arsenikun, shushunjat dhe urinën e njeriut

Simoneta Vespuçi, ishte muza e disa prej piktorëve më të mëdhenj të Rilindjes. Ajo u zgjodh për të modeluar perëndeshën e dashurisë, Venusin. Në periudhën e Rilindjes, të gjithë donin të dukeshin si ajo. Dhe kështu gratë kopjuan regjimin e saj kozmetik – shushunja, helme të ndryshme, gjithçka.

Mark Oliver

Bota.al

Etiketa: helena e trojeskleopatramaria antonetanefertitisekrete bukurie


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Para
Doli nga komisariati dhe dhunoi kunatën, detaje nga ngjarja në Durrës

Doli nga komisariati dhe dhunoi kunatën, detaje nga ngjarja në Durrës

Spanjë/ Ekzekutohet algjeriani me thikë, bërtiste “Allahu Akbar”

Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, ja çfarë i gjeti policia

I përmendën fëmijën, aktorja rreh në mes të studios spektatoren

I përmendën fëmijën, aktorja rreh në mes të studios spektatoren
















TE FUNDIT

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
21 Tetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e...

Lexo më shumë

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
21 Tetor, 2025

Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe...

Lexo më shumë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
21 Tetor, 2025

Gjatë diskutimit në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, kryeministri Rama risolli në kujtesë dhe sulmet e...

Lexo më shumë

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve

Praga ndalon monopatinat elektrike, vendimi pas ankesave të banorëve
21 Tetor, 2025

Praga bëhet qyteti i radhës europian që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Vendimi do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com