Aktualitet

Sekretarja e Përgjithshme e MIE: Shteti ka kontroll në pagesat e inceneratorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 18/02/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët po dëshmon për inceneratorin e Fierit, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Viola Haxhiademi.

Gjatë marrjes në pyetje kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, e ka pyetur Sekretaren e Përgjithshëme se “a nuk është vepër penale të vazhdojnë të kryhen pagesa për një vepër penale”, pyetje e cila ka shkaktuar debate mes anëtarëve të komisionit. Socialistët thanë se Tabaku po e intimidon dëshmitaren.

Po ashtu gjatë dëshmisë së saj sekretarja Haxhiademi tha se “shteti ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat për Inceneratorët”.

Jorida Tabaku: Pagesat për inceneratorin e Fierit vazhdojnë. Inceneratori i Fierit është kapur me shkelje të rënda tashmë, nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e zbatimit. Unë kam konsultuar gjithë legjislacionin, kam parë raste të ngjashme, kam dëgjuar edhe përgjigjen e ministres përgjegjëse për ministrinë tuaj që “qeveria shqiptare ka frikë se shkon në Arbitrazh në qoftë se kjo ndodh”.

Kemi konsultuar tre raste të tjera të ngjashme. Asnjë kompani ku në thelb procedura është koruptive dhe është gjykuar korruptive, nga një organ siç është rasti i SPAK-ut, nuk ka të drejtë ta çojë në Arbitrazh.

Elementi i dytë është. Në momentin e hartimit të kontratës, institucioni i Avokatit të Shtetit i ka dërguar të gjithë palëve, përfshirë edhe institucionit tuaj sugjerime në lidhje me shkelje të rënda të kontratës. Ndërkohë që kontrata është miratuar pa asnjë ndryshim. Avokati i Shtetit dhe unë e kam shkresën këtu, sugjeron që “kontrata është diskriminuese në favor të koncensionarit, në dëm të shtetit. Dhe e dyta, duhet t’i jepet për gjykim një gjykate këtu dhe jo në rastin e Arbitrazhit”.

Këto nuk janë marrë parasysh në hartimin e kontratës e cila në fund të ditës është miratuar nga autoriteti kontraktues, të atëhershëm, jo i juaji, por ka patur përfaqësues të institucionit tuaj. Shqetësimi është, në momentin që është vërtetuar që ka patur pastrim parash nga inceneratori i Fierit. Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Në lidhje me komentet e avokaturës së Shtetit, të them të drejtën nuk jam në dijeni të kaq detajeve. Patjetjetër që mund të jenë ngritur komente nga institucione të ndryshme për t’u reflektuar në kontratë. Në momentin që unë kam filluar, kontratat I kam gjetur të lidhura dhe në zbatim e sipër kështu që nuk di të bëj komente në lidhje me këtë çështje.

Jorida Tabaku: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit?

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer është diku në dhjetor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. Fieri aktualisht, në dijeninë time, Shoqëria me të cilën kemi kontratën nuk është e sekuestruar…

Jorida Tabaku: Nuk është e sekuestruar por është në hetim. Ka një akuzë për pastrim parash.

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Është nën hetim dhe në dijeninë time, nëse nuk gaboj është sekuestruar një prej akionerëve që ka qenë më parë i shoqërisë dhe që ka mazhorancën në aksione.

Ndërhyjnë anëtarët e Partisë Socialiste…

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Shteti në dijeninë time ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat tashmë që bëhen për këtë kontratë. Jemi në kushte shumë më të favorshme se sa në kushtet e mëparshme.

 

 

Pas