Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të martën se bisedimet e saj në Pekin me disa zyrtarë të lartë të qeverisë kineze kanë ndihmuar në avancimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë në një “bazë më të fortë”.
“Në përgjithësi, unë mendoj se takimet e mia dypalëshe kanë qenë një hap përpara në përpjekjet tona për të vendosur marrëdhëniet SHBA-Kinë mbi një bazë më solide,” tha Yellen pas një vizite katër-ditore në kryeqytetin kinez.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime që synojnë të ruajnë sigurinë e tyre kombëtare, por kufizime të tilla tregtare nuk do përdoren për të “përfituar një avantazh ekonomik” ndaj Kinës, siguroi më vonë Yellen./Opinion.al