Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nis takimet në Europë

2019/05/13 at 4:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nis takimet në Europë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shkoi të hënën në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, ndalesa e parë e udhëtimit të tij evropian.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha të hënën se Pompeo do të takohet me aleatët evropianë në Belgjikë “për të diskutuar mbi veprimet dhe deklaratat kërcënuese të Republikës Islamike të Iranit kohët e fundit “.

Zëdhënësja shtoi se Sekretari i Shtetit “do të vazhdojë të koordinojë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, me synimin që interesat e përbashkëta në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën të jenë të sigurta”.

Fillimisht Sekretari Pompeo kishte planifikuar të takohej të hënën me diplomatët amerikanë dhe udhëheqësit e biznesit në Moskë.

Pati një ndryshim të planeve të tij të dielën vonë dhe në vend të kësaj, ai ndaloi së pari në Belgjikë.

Planet për pjesën tjetër të udhëtimit të diplomatit të lartë amerikan mbeten të pandryshuara.

Sekretari Pompeo shkon të martën në Soçi për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe me Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov.

Udhëtimi i zotit Pompeo vjen disa javë para një takimi të nivelit të lartë të G-20 në Osaka, të Japonisë, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Udhëtimi i zotit Pompeut në Rusi ndodh në mesin e tensioneve mes të dy vendeve mbi Iranin.

Shtetet e Bashkuara po e forcojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, në atë që zyrtarët thanë se ishte një “përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një numri treguesish dhe paralajmëruesish shqetësues” nga Irani.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln me një grup avionësh dhe katër bombardues të B-52 kanë mbërritur tashmë në Lindjen e Mesme, në përgjigje të shqetësimeve që Irani mund të planifikojë një sulm kundër objektivave amerikane.

Të mërkurën e kaluar Ministri i Jashtëm rus Lavrov i kërkoi Sekretarit Pompeo të përdorte diplomacinë në vend të kërcënimeve, për të zgjidhur çështjet, pas bisedimeve të zotit Lavrov me Ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarifin në Moskë./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA thirrje Bashës dhe Kryemadhit

Europarlamentarët reagojnë për protestën e opozitës

Europarlamentarët reagojnë për protestën e opozitës

Dy deputetët e Merkel ofrojnë ndihmë për krizën. Reagon Berlini zyrtar

Dy deputetët e Merkel ofrojnë ndihmë për krizën. Reagon Berlini zyrtar

TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com