Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, do të vizitojë Shqipërinë më 22 Maj.
Kreu i diplomacisë britanike do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.
Sipas Klan News bëhet me dije se në fokus të takimeve të tij do të jetë emigracioni i paligjshëm.
Prej kohësh qeveria shqiptare dhe ajo britanike i kanë shtuar përpjekjet e përbashkëta kundër këtij fenomeni.