Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk do të guxojë të sfidojë ish-presidentin Donald Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për dialog me Teheranin.
“Ne jemi të gatshëm të flasim dhe oferta për bisedime mbetet ende në fuqi,” tha Rubio gjatë një interviste për Fox News.
Ai theksoi gjithashtu se bota është “më e sigurt dhe më stabile” pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një përgjigje e domosdoshme në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare.
Ndërkohë, në një intervistë të veçantë për CBS, Rubio u shpreh se aktualisht nuk ka në plan ndërmarrja e operacioneve të reja ushtarake kundër Iranit.
“Për momentin nuk janë parashikuar sulme të tjera,” theksoi ai.