Aktualitet

Sekretari amerikan i Shtetit reagon për reformën zgjedhore në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:01 - 10/06/20 |
Opi Nion

Pak ditë më parë palët politike me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve arritën dakordësimin për reformën zgjedhore. Ndërkohë, ky dakordsim është përshëndetur dhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas Pompeos, kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Sekretari amerikan i Shtetit thekson se palët politike duhet të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.

“Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”- tha Pompeo./ Opinion.al

Pas