Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i jashtëm britanik, David Lammy takohen me ministrin e ri të jashtëm të Ukrainës

2024/09/11 at 5:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i jashtëm britanik, David Lammy takohen me ministrin e ri të jashtëm të Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i jashtëm britanik David Lammy mbërritën në Kiev për një vizitë të përbashkët të mërkurën, ndërsa Ukraina ka shtuar trysninë ndaj Perëndimit që ta lejojë atë të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.

Diplomatët e lartë u takuan me homologun e tyre ukrainas Andrii Sybiha të mërkurën pasdite, ku ata përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Jemi këtu së bashku si partnerë për të dëgjuar, për të ndarë idetë dhe për të vazhduar të planifikojmë rrugën përpara. Shpresoj ta bëjë shumë të qartë se ka një mbështetje të qëndrueshëm ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas”, tha Sekretari Blinken.

Zoti Lammy i tha ministrit Sybiha se mbështetja britanike për Ukrainën është në nivelin prej 3 miliardë paundësh, duke shtuar se ai dhe Sekretari Blinken janë në Kiev për të “dëgjuar qëndrimet ukrainase në këtë moment kritik”.

“Mbetemi të bashkuar në qëndrimin tonë, sepse i vetmi person që përfiton nga çdo mundësi kur ne nuk jemi bashkë, natyrisht është Putini”, tha ai.

Vizita e rrallë e përbashkët e diplomatëve të lartë britanikë dhe amerikanë, që në mënyrë të pazakontë u njoftua paraprakisht, është një sinjal publik i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për mbështetje për Ukrainën përpara një dimri që do të ketë sulme brutale nga forcat ruse.

Sulmet ajrore ruse, të cilat më së shumti synojnë dëmtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, janë intensifikuar javët e fundit me sulme me raketa dhe dronë gjatë natës.

Për muaj të tërë, Ukraina ka kërkuar miratimin për të përdorur armët me rreze të gjatë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë për të goditur objektivat në Rusi. Kievi pritet të shtojë trysninë duke marrë parasysh blerjen e fundit të armëve nga Rusia.

Vizita e së mërkurës vjen përpara udhëtimit të kryeministrit britanik Keir Starmer në Uashington, ku ai do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten. Kërkesa e Ukrainës për leje për të goditur objektivat ruse do të përfshihet në këtë diskutim.

Presidenti Biden e ka lejuar Ukrainën të nisë raketa të dërguara nga Uashingtoni përtej kufirit drejt Rusisë në vetëmbrojtje, por kryesisht për distanca të shkurtra për shkak të shqetësimeve për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ndërsa zoti Blinken dhe zoti Lammy mbërritën në Kiev, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se po ndalonte 10 anije tregtare që i akuzon për transport të paligjshëm të naftës ruse në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

Ndërsa zoti Blinken dhe zoti Lammy mbërritën në Kiev, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se po ndalonte 10 anije tregtare që i akuzon për transport të paligjshëm të naftës ruse në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare./VOA

Ju sugjerojmë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Para
Kosovë: Aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA-ja

Çmimet e apartamenteve me qira në kryeqytet në rritje, nga 450-1200 Euro

TE FUNDIT

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com