Banka e Shqipërisë po prezanton raportin e tranzicionit të BERZH. Gjatë prezantimit të këtij raporti, guvernatori i BSH Gent Sejko u shpreh se politikat industriale që duhet të ndërmarrë vendi ynë, të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit në BE.
Më tej kreu i Bankës së Shqipërisë u shpreh se rruga për rritjen përmes sektorëve tradicional është vështirësuar, në vend të saj është shfaqur një mundësi e re, eksporti i shërbimeve të digjitalizuara.
“Ndihma shtetërore duhet të koncentrohet në firmat me potencial të lartë. Politikat industriale sot kanë të bëjnë me nxitjen e sektorëve për të ardhmen. Për shumë vende të BERZH rruga për rritjen përmes sektorëve tradicional është vështirësuar, në vend të saj është shfaqur një mundësi e re, eksporti i shërbimeve të digjitalizuara, si teknologjia e informacionit e dizajni. Politikat që ndërmarrim duhet të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit. Roli i BSH i pazëvendësueshëm, ne nuk hartojmë politika industriale por kontribuojnë në to”, tha ai.