Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sejko: Nuk ndryshon norma bazë e interesit për kreditë, ekonomia do vijojë të rritet

2023/05/03 at 5:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sejko: Nuk ndryshon norma bazë e interesit për kreditë, ekonomia do vijojë të rritet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për mediat ditën e sotme ka bërë të ditura vendimet e Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së.

Bazuar në këto vendime, norma bazë e interesit, norma e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë dhe norma e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, kanë mbetur të pandryshuara.

“Më 3 Maj 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

–të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.00%

–të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 2.00%

–të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 4.00%”-tha Sejko.

Ndër të tjera Sejko tha se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se inflacioni do shënojë rënie të vazhdueshme në vijim, duke u kthyer në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

“Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet dhe inflacioni do shënojë rënie graduale dhe do kthehet në objektiv në gjysmën e vitit 2024. Ky normalizim do krijojë një balancë më të mirë mes kërkesës dhe ofertës. Do mbështesë qëndrueshmërinë në tregje. Ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023. Këshilli mbikëqyrës në BSH vendosi të mbajë të pandryshuar interesin bazë të normës së interesit në 3%. Presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për destabilizimin e çmimeve në vend”-tha Sejko.

Etiketa: ekonomianorma e interesitsejko

Ju sugjerojmë

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!

23 Korrik, 2025 6:58 pm
Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten
Aktualitet

Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten

23 Korrik, 2025 6:48 pm
Bashkëpunimi mes bashkive shqipfolëse, Veliaj: Më përpara e shihnim njëri-tjetrin nga televizori, sot…
Kryesore

U mor i pandehur nga SPAK,avokatët ndërkombëtarë të Veliajt:Arrestimi i paarsyeshëm

23 Korrik, 2025 6:34 pm
Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital
Aktualitet

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital

23 Korrik, 2025 6:10 pm
Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën
Kryesore

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën

23 Korrik, 2025 5:57 pm
Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

23 Korrik, 2025 5:43 pm
Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
Rajoni

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

23 Korrik, 2025 5:30 pm
Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

23 Korrik, 2025 5:16 pm
“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
Aktualitet

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

23 Korrik, 2025 5:07 pm
KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…
Politikë

KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…

23 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Përmbytjet në Itali, shkon në 2 numri i të vdekurve

Përmbytjet në Itali, shkon në 2 numri i të vdekurve

Video/Shoferi humb kontrollin e kamionit, bllokohet rruga në Pogradec

Video/Shoferi humb kontrollin e kamionit, bllokohet rruga në Pogradec

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi,Escobar:Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të nisë me Asociacionin

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi,Escobar:Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të nisë me Asociacionin

TE FUNDIT

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!
23 Korrik, 2025

Është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Denis Bajroviç, 37 vjeç, i shpallur në kërkim...

Lexo më shumë

Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten

Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten
23 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Dibër. Sipas njoftimit të policisë, një person ka humbur kontrollin...

Lexo më shumë

U mor i pandehur nga SPAK,avokatët ndërkombëtarë të Veliajt:Arrestimi i paarsyeshëm

Bashkëpunimi mes bashkive shqipfolëse, Veliaj: Më përpara e shihnim njëri-tjetrin nga televizori, sot…
23 Korrik, 2025

SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe i komunikoi këtij të fundit akuzat që rëndojnë mbi...

Lexo më shumë

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital
23 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerekë të Krujës, ku babai ka përplasur aksidentalisht vajzën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com