Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

2025/07/07 at 4:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sejko me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri:Ekonomia shqiptare në trend pozitiv

Guvernatori, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Gjatë këtij takimi, Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian.

Guvernatori Sejko i prezantoi Ambasadorit panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj janë në një trend pozitiv zhvillimi.

“Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë qenë pozitive gjatë vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur, inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta, tregjet financiare kanë qenë të qeta me kushte financimi akomoduese.

Gjithashtu parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive”, u shpreh Guvernatori.

Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Cremades përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e realizuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, garantimit të stabilitetit financiar dhe forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomisë.

Gjithashtu, ai u ndal në progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë kësaj periudhe si një arritje e çmuar e vendit në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës, Ambasadori vlerësoi veçanërisht politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të objektivit të saj kryesor, ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve.

Ai theksoi se nëpërmjet politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv, duke siguruar njëkohësisht një ambient financiar të shëndetshëm e kreditim të bollshëm.

Në vijim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur progresin e bërë në fushën e turizmit  dhe potencialin e zhvillimit të tij si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim, edhe sektori bankar ka dhënë kontributin e tij nëpërmjet rritjes së vëmendjes dhe financimit të turizmit.

Ambasadori Cremades theksoi mbështetjen e Spanjës për Shqipërinë në të gjitha fushat e bashkëpunimit, veçanërisht në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

Ai shprehu mbështetjen e plotë të Spanjës në drejtim të procesit të anëtarësimit.

Gjithashtu Ambasadori theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Spanjën si partner strategjik, në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në përfundim, Guvernatori dhe Ambasadori ndanë të njëjtin mendim mbi vullnetin e tyre për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.

Ju sugjerojmë

Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës
Bota

Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës

17 Tetor, 2025 4:38 pm
15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
Sport

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

17 Tetor, 2025 3:26 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

17 Tetor, 2025 2:36 pm
Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
Aktualitet

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

17 Tetor, 2025 2:26 pm
Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
Aktualitet

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

17 Tetor, 2025 1:35 pm
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Bota

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

17 Tetor, 2025 1:18 pm
Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
Aktualitet

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

17 Tetor, 2025 1:13 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

17 Tetor, 2025 1:10 pm
Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
Bota

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

17 Tetor, 2025 12:36 pm
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Para
Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Urat mbi Ibër,BE:Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i "Gjon Mili Jazz & Blues Festival"

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

TE FUNDIT

Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës

Për herë të parë pas 500 vitesh, Mbreti i Anglisë do të lutet krah Papës
17 Tetor, 2025

Mbreti Charles III do të bëhet monarku i parë britanik në 500 vjet që lutet publikisht me një Papë, gjatë...

Lexo më shumë

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
17 Tetor, 2025

Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka folur për disa nga momentet më të përfolura të karrierës së tij. Ai...

Lexo më shumë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
17 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet. Një person ka vrarë veten brenda poligonit të qitjes....

Lexo më shumë

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
17 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com