Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ekonomia e vendit ka shënuar një rritje në gjysmën e parë të vitit 2016.
Në një dalje publike për mediave, Sekjo theksoi se po punohet për rritjen e gatishmërisë për t’ju paraprirë çdo lloj situate pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
“Ekonomia shënoi rrije në gjysmën e parë të vitit 2016, ndërsa investimet publike kanë pësuar ulje. Defiçiti tregtar është rritur me 26,3 %, por presim rritjen e tempit të investimeve publike”, tha Sejko, raporton panorama.
Nga ana tjetër norma bazë e interesit ngelet e pandryshueshme. “Norma bazë e interesit do të jetë në nivelin 1.25 %. Projeksioni ynë i rritjes ekonomike për vitin 2016 ngelet i njëjtë.
Projeksionet afat-mesme nuk kanë ndryshuar. BSH pret përmirësime. Efektet e politikës monetare po reflektojnë në ekonomikë ndërkombëtare.”, pohoi kreu i BSH-së, Sejko.