Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seibert: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

2021/04/30 at 4:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Seibert: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

Pas ministrit Maas, edhe zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të premten në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga Deutsche Welle se a ka përcaktuar qeveria gjermane vija të kuqe që nuk duhen të shkelen në rast të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Seibert tha:

“Ju lutemi kuptoni që ne zakonisht nuk komentojmë dokumente jozyrtarë por sa u përket spekulimeve që qarkullojnë aktualisht në media për ndryshimin të kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike, nga pozita e Qeverisë Federale unë mund t’ju them se ne e konsiderojmë shumë të rrezikshme.”

“Ndryshime të tilla kufijsh mund të rrisin paqendrueshmërinë e rajonit, të krijojnë tensione të reja dhe deri në rikthimin e  konflikteve të së kaluarës. Si qeveri, ne vazhdojmë të promovojmë rrugën e integrimit evropian e transantlantik të vendeve në rajon, bazuar në demokraci, në shtetin e së drejtës dhe në multietnicitet”, tha Seibert më tej dhe shtoi.

“I inkurajojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që të vijojnë axhendën e reformave e të përqendrohen sidomos në drejtësi dhe shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupasionit  dhe krimit  të organizuar.

Edhe zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Christian Burger, kujtoi me këtë rast se edhe ministri i jashtëm Heiko Maas (SPD), gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Prishtinë e Beograd, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë e ndryshimit të kufijve.

Në përgjigjen e tyre, zëdhënësit iu shmangën çështjes së autonomisë së serbëve në Veri të Kosovës. Qarqe qeveritare i thanë DW-së se Gjermania është e mendimit se  si bazë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duhet të shërbejnë  marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel./ DW

Etiketa: kufijteSeibert

Ju sugjerojmë

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

1 Tetor, 2025 5:40 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Izraeli po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit

1 Tetor, 2025 4:36 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
Aktualitet

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

1 Tetor, 2025 3:24 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Para
Ikonomi përlotet për Françesk Radin:Sot e kësaj dite më mungojnë kritikat

Ikonomi përlotet për Françesk Radin:Sot e kësaj dite më mungojnë kritikat

Hungaria lehtëson masat për të vaksinuarit

Hungaria lehtëson masat për të vaksinuarit

Turqi/ Rritet numri i vikimave nga COVID-19

Turqi/ Rritet numri i vikimave nga COVID-19

TE FUNDIT

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
1 Tetor, 2025

Korrespondenti në Washington i rrjetit televiziv turk NTV, është pushuar nga puna pasi bëri komente kritikuese për takimin mes Trump...

Lexo më shumë

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
1 Tetor, 2025

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente...

Lexo më shumë

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
1 Tetor, 2025

Edhe Parku Kombëtar i Valbonës është prekur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje. Teksa ka ndarë një video nga prishja...

Lexo më shumë

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
1 Tetor, 2025

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com