Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seferi

2017/11/07 at 9:42 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Jam Skraparlli

Nga Edison Ypi
Seferi lindi në Pacomit pranë Vjosës, përballë me Dhëmbelin dhe Nëmërçkën. Kur ishte fëmijë, një ditë kqyrte laryshinë e njerëzve, ditën tjetër shtrihej përmbys në tokë me orë të tëra shihte i mahnitur ecejaket e milingonave, strategjitë e tyre të mbijetesës. Seferi mahnitej gjithashtu me pyllin, fletët e dushqeve, të cilat, kur era i kthente mbrapsht, bëheshin të kuqërremta, dhe Seferit i dukej sikur pylli në faqe të malit merrte zjarr, shndrrohej në det i ndezur me dallgë.
Një vëlla i Seferit doli partizan. U kthye nga partizanllëku pas tre ditësh. Kishte parë në Mokër disa partizanë që kishin shkuar në hell një ballist. Erdhi i lemeritur. Ra përmbys mbi shtrat. Nuk u ngrit. As hëngri as piu. Vdiq pas pak ditësh.
Seferi, djalë Beu, thoshte i tmerruar; Kush ka, do. Kush nuk ka, urren. Partizanët që s’kanë nuk mund ta duan Shqipërinë më tepër se Bejlerët që kanë.
Një ditë, i tha Seferit një zengjin,
-Do dal partizan.
-Pse do dalësh partizan ?
-Sepse më dhimset fukaraja. Shqiptarët duhet të bëhen të barabartë.
-Mos u mundo zotrote deri në mal, ku edhe mund të gjesh belanë. Bëj një gjë më të kollajtë. Fale pasurinë. Bëji shqiptarët të barabartë me shembull personal.
Fill pas “luftës”, i tmerruar nga yxhymi i partizanëve, Seferi e nuhati që po të rrinte në fshat do ta kishte pisk.
Në Tiranë Seferi bëri jetë të veçuar.
Fiksimi i përhershëm i Seferit ishte urrejtja e pafundme ndaj absurdit komunist. Seferi gdhihej, ngrysej, fliste, pyeste, përgjigjej, zgjohej, flinte, ëndërronte, me urrejtje të pafundme për regjimin dhe dreqërit që e mbanin gjallë.
Jetoi i strukur në një qoshe të shtëpisë. Tymoste duhan të dredhur. Nën jastëk mbante gjithmonë një roman. E lexonte aq i përqëndruar romanin e poshtë-jastëkut sa pas ca kohësh e dinte të gjithin përmendësh. Pastaj merrte romanin tjetër, e kështu me rradhë. Seferi i mahniste mysafirët e besuar duke u rrëfyer dromca nga jeta e vet dhe fragmente të zgjedhura nga romanet që lexonte. Sipas Seferit, shkrimtarët më të mëdhenj të botës ishin Shekspiri, Kadareja, Shollohovi, Balzaku, Turgenievi. Artistët më të shquar Fred Astaire dhe Ginger Rogers. Tema e përherëshme e bisedave të Seferit ishte natyra paradoksale e sistemit.  Veçanërisht ligësitë, pabesitë, krimet e diktatorit.
Seferi qe përsosmërisht i bindur se diktatori “ishte” qënia më frikacake mbi fytyrë të dheut, egocentristi më i neveritshëm. Shtaza që nuk i interesonte asgjë. Shqiptarët jo e jo. As familjarët, dhe askush tjetër. Vetëm vetja. Vetëm 1 metër katror Shqipërie, sa katër pllakat e dyshemesë ku mbështeste këmbët.
Ndërsa lidhur me “çfarë bëri” Seferi thoshte; Mori bujkun e mbrehu në parmëndë e vuri të tërhiqte plugun. Kaut i dha në dorë hostenin të detyronte bujkun të çante arën.
Seferi e mbante veten antikomunistin më të madh të botës, pas Çurçillit.
Seferi thoshte se Shqipëria ishte, jo Ferri, por bërthama e zjarrtë e Ferrit ku flakët e verdha të squfurit djegin gjithçka.
Thoshte Seferi për diktatorin; Po të më bjerë në dorë një herë të vetme ai fëlliqësirë, do ja pres fytin me biçak, do ja nxjerr sytë me një gozhdë të skuqur në zjarr, do ja coptoj mishin me sëpatë do ua hedh qënve. Do ta vras atypëraty. Një çast më vonë, ai plehër sajon një gënjeshtër dhe ma prish mendjen, më rrëshqet nga duart, më ikën.
Një variant i zgjeruar i masakrimit të diktatorit ishte ky; Do thërres dhjetë mjekët më të mirë të botës. Do ti urdhëroj t’ja xhveshin lëkurën copa-copa me pinca. Nga koka te këmbët t’ja lyejnë mishin me kripë të imët. T’ja veshin përsëri lëkurën dhe tja qepin me gjylpëryer e spango. Do tu jap mjekëve dhjetë ton flori shpërblim. Me kusht që pas xhveshjes së lëkurës dhe kriposjes së mishit, ndyrësira të mbetet gjallë dhe të vuajë torturën e merituar me brisk, xhveshje lëkure, kripë, spango, gjilpërë. Përndryshe, nëse pas kësaj kure shpëtimtare gjarpëri do ngordhi, dhe rrjedhimisht nuk do vuaj më, të dhjetë mjekët do i var në litar.
Një ditë Seferi tha; Sot nuk do dal nga shtëpia. Do rri brenda. Nuk i shoh dot me sy surretërit e deformuar të shqiptarëve të sotëm, pamjen e tyre të mjerë, kokat e tyre të ulura si skllevër.
Seferi nuk doli nga shtëpia as të nesërmen, as të pasnesërmen, as pas një jave, e as pas një muaji. Familja, farefisi, miqtë, u bënë merak. Me këtë rast, një nip i Seferit kujtoi principin “Lartësim përmes Rrëzimit”. Seferi u lut të mos ja prishnin qefin e të ndenjurit brenda përderisa duke mos parë me sy turma, kënde të kuq, banderola, parakalime, brohorima, sytë dhe veshët i kishin rënë rehat, shikimi dhe dëgjini i ishin përmirësuar, zemra i rrihte më mirë, dhe rrjedhimisht ndejtja brenda i ishte bërë e dashur. E mirkuptuan.
Në kthinën ku Seferi gdhihej e ngrysej, rrëfente me gjallëri dhe stil ngjarje të pafundme plot me dromca të këndëshme, gjithmonë me të njëjtën temë; Çudinë kriminale që e rrethonte.
Kur ngordhi diktatori dhe ishin bërë vite që Seferi nuk dilte nga shtëpia për shkak se nuk e shihte dot me sy lëvritjen e turmës, zbukurimet për festa, veçanërisht spiunat që trokisnin te dera për punë ta thirrur për vullnetare, për të votuar etj. pikërisht pra kur njerëzit prisnin që Seferi të qe mërzitur dhe të hiqte dorë nga vetburgosja, Seferi arriti në përfundimin se qoshja ku ishte strukur nuk ishte mjaftueshëm e fshehtë dhe e thellë për të bërë jetën që i përshtatej, atë me romane, miq, biseda të rrezikshme, prandaj i duhej të çvendosej në një kthinë të dytë më të thellë dhe më të fshehtë se kthina e parë. Edhe këtë herë e mirkuptuan.


Në kushtet e reja logjistike, bashkë me arsenalin e romaneve, Seferi tërhoqi edhe miqtë e bisedave, të cilët, pas fundosjes së dytë të Seferit u entuziazmuan dhe shprehën dëshirën për ta ndjekur Seferin ku të donte Seferi, edhe në fund të botës, edhe prapa diellit.
Seferi nuk u tund nga kthina e dytë edhepse jashtë kërcisnin fitoret, gjëmonin kongreset, ulurinin mbledhjet, bënin kërrdinë plenumet.
Shembjen e regjimit, shpalljen e pluralizmit, ndryshimet demokratike, që Seferi i kishte pritur me ankth gjithë jetën, Seferi nuk i pëlqeu, por as nuk i refuzoi. Pavarësisht nga ky qëndrim jo fort i kuptueshëm që u interpretua me kompleksitetin e karakterit të Seferit, familjarë e miq thanë se tashmë Seferi nuk kishte arësye të rrinte brenda. Mirpo pikërisht atëhere, kur prej pothuaj 30 vitesh jetonte i mbyllur në shtëpi nga kthina në kthinë, daja im Seferi, bashkë me romanet seriozë, miqtë besnikë, bisedat e rrezikshme, u fut në një kthinë të tretë, edhe më të thellë edhe më të fshehtë se dy kthinat e para, prejnga nuk lëvizi më deri në frymën e fundit, kur Ylli i zi i vetmohimit heroik u përpi nga qielli i ndritur i qesharakizmit demokratik shqiptaresk.

mapo, 7 nëntor 2017

Etiketa: Edison Ypiseferi


Ju sugjerojmë

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
Kryesore

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

17 Nëntor, 2025 9:51 am
Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë
Aktualitet

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

17 Nëntor, 2025 9:48 am
Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…
Kryesore

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

17 Nëntor, 2025 9:16 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis sot protestat, “Foltore” para Kryeministrisë

17 Nëntor, 2025 9:15 am
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant
Kryesore

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria, përparim gjigant

17 Nëntor, 2025 8:36 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 nëntor

17 Nëntor, 2025 8:34 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, 17 nëntor 2025

17 Nëntor, 2025 8:33 am
Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Para
Angela Martini humb miken e ngushtë, ditë e zezë për modelen

Angela Martini humb miken e ngushtë, ditë e zezë për modelen

Video/ Zyrtari i lartë kapet me kokainë, gjykata shqiptare e la të lirë

Video/ Zyrtari i lartë kapet me kokainë, gjykata shqiptare e la të lirë

Tahiri nuk ka për t’u arrestuar (edhe sikur të jetë fajtor)

Të isha në vendin e Ramës, do filloja qysh tani të përgatisja një fjalim lamtumire
















TE FUNDIT

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
17 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për mediat në Bruksel Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm, duke shtuar...

Lexo më shumë

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë
17 Nëntor, 2025

Komisionerja Marta Kos, në fund të konferencës për shtyp në Bruksel, bëri dhuratë një tortë me flamurin e Shqipërisë dhe...

Lexo më shumë

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…
17 Nëntor, 2025

Një prag të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ka hapur dyer në Bruksel...

Lexo më shumë

PD nis sot protestat, “Foltore” para Kryeministrisë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
17 Nëntor, 2025

PD nis sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së kryeministrisë një protestë ndryshe, ku nëpërmjet një platforme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com