Rreth 13.8 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë parë transmetimin e drejtpërdrejtë të ditës së parë të seancave dëgjimore publike në hetimet e udhëhequra nga demokratët, për shkarkimin e Presidentit amerikan, Donald Trump.
10 rrrjete të ndryshme kanë transmetuar drejtpërdrejt seancën, në të cilën kanë dëshmuar diplomatët e lartë amerikanë, William Taylor dhe George Kent.
Megjithatë kjo shifër ka qenë më e vogël në krahasim me 20.4 milionë persona që kanë shikuar nominimin e Brett Kavanaugh, në shtator të vitit 2018, i cili ka fituar postin e gjyqtarit në Gjykatën Supreme.
Ngjarje të tjera të mëdha që kanë fituar vëmendjen e publikut kanë qenë edhe dëshmia e ish-shefit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), James Comey, që është parë nga 19.5 milionë persona dhe dëshmia e ish-avokatit të Trumpit, Michael Cohen (13.8 milionë shikues).
Dita e dytë e seancave publike është planifikuar të mbahet më 15 nëntor, me ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch./Opinion.al