Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme.
Në seancën e sotme plenare si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Kjo çështje do të trajtohet pas kërkesës së deputetit socialist Nasip Naço.
Naço ka ngritur një sërë pyetjesh, ku mes tyre nëse është menduar riprodhimi i municionit ushtarake, deri tek rijetëzimi i infrastrukturës së vjetër ushtarake, duke pyetur nëse ka pasur interes nga kompani të huaja.
Ditën e sotme kanë kaluar për votim edhe disa pr.ligje të tjera si ai për “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligji “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.