Opozita vazhdon të bllokojë punimet e parlamentit, deri në plotësimin e kërkesës për të çuar në Kushtetuese mandatet e deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.
Edi Paloka duke folur në foltoren e parlamentit tha se qeveria u përpoq të mbante të fshehura mesazhet e komisionerit Hahn, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
“E para ai kërkoi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Hahn kërkoi gjithashtu nisjen e zbatimit pa vonesë të ligjit të dekriminalizimit. Komisioneri për zgjerimin ka kërkuar po ashtu të punohet për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe, një mesazh tjetër i qartë dhe i rëndësishëm, ai dialog politik mes pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi”, tha Paloka.
“Ne nuk kemi vënë asnjë kusht, nuk vemi kushte, e ca më tepër mandatet e deputeteve, ishte Rama ai që vinte kushte të tilla. Ne kërkojmë zbatimin e Kushtetutës, atyre ju interesojnë mandatet, ne jem të interesuar për Kushtetutën, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese” vijoi më tek kreu i grupit të PD.
Menjëherë pas fjalës së Palokës, deputetët e djathtë u çuan në këmbë dhe pushtuan foltoren e Kuvendit.