Aktualitet

Seanca në spital, çfarë vendosi gjykata për Ardjan Çapjan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 01/04/21 |
Opi Nion

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Ardjan Çapjan. Seanca është zhvilluar në spital ku më herët mbërriti gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe prokurorët Keshnik Ajazi dhe Ridvan Sukaj. Prokurorët kanë qenë të shoqëruar nga forcat e posaçme, kjo për shkak të sensitivitetit të çështjes. Prokurorët nuk kanë përdorur hyrjen kryesore të repartit të kardiologjisë.

Ardjan Çapja akuzohet për ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi Gentian Beqiri ishte dënuar për vrasjen e Sokol Çapjes, vëllait të Ardianit, në vitin 2005./Opinion.al

Pas