Teksa po zhvillohet seanca në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu i pandehur për masakrën e Gërdecit, kanë nisur debatet mes avokatit të Mediut, Ardian Visha për marrjen në pyetje të ekspertit me gjyqtaren Irena Gjoka.
Në një moment debati është zhvilluar edhe mes prokurorit të SPAK, Arben Kraja dhe avokatit Ardian Visha.
Avokati Visha i ka kërkuar prokurorit që të mos bëjë pyetje provokuese.
Debati i plotë brenda sallës së gjyqit
Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?
Eksperti; Jo nuk kemi.
Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?
Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.
Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?
Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.
Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit- Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.
Debat mes Vishës dhe Arben Krajës: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Visha: Po prokurori?
Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.
Visha: Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.
Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?
Eksperti: Në ministrinë e financave.
Visha: SA kohë keni punuar për te bëre aktin?
EKsperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.
Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe:
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Ejsperti: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.
Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?
Eksperti: Të gjithë bashkë.
Visha: Si e ndaji punën?
Eksperti: Te gjithë bashkë.
Visha: Kush e ka shkuar?
Eksperti; të pestë bashkë.
Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?
Eksperti: Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.
Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.
Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrejmë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.