Ish-kryeministri, Sali Berisha, pas seancës plenare, e cila përfundoi pas 17 minutave, dha një deklaratë për mediat. Ai e cilësoi seancën e sotme si seancën e turpit.
Sakaq Berisha tha se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.
“Për marrjen e pushteteve të Parlamentit dhe bllokimin e të drejtave Kushtuese të deputetëve, ai do të trajtohet si puçist. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë si kishin venë 15 veta në një derë. Asgjë nuk do e ndalë aksionin politik të opozitës. U detyruan të vepronin kështu. Ne në mbrojtje të Kushtetues nuk njeh kufi. Kjo ishte seance e turpit, janë mëkatarë, ata që folën sot”, tha Berisha.