Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seanca e parë e parlamentit, akuza të forta dhe prioritetet për të ardhmen

2019/09/02 at 7:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Seanca e parë e parlamentit, akuza të forta dhe prioritetet për të ardhmen

Rreth një orë ka zgjatur seanca e parë e sesionit të ri parlamentar por megjithatë nuk kanë munguar deklarata të forta nga kryetarët e grupeve të ndryshme parlamentare si dhe nga vetë kreu i Kuvendit.


Gramoz Ruçi hapi i pari seancën me një fjalim ku bëri një bilanc të punës së sesionit të kaluar i cili sic tha ai “ishte një sesion i vështirë nga lënia e mandateve të opozitës”.

“40 nga 58 mandate u zëvendësuan shpejt. Kjo ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit. Kuvendi fillon këtë sesion si funksional me kuorum kushtetues, me shumicë të kualifikuar për të miratuar çdo akt ligjor. Kjo shpreh edhe një përgjegjësi të lartë grupit opozitar, kushtetuese dhe politike për të cilën meritojnë mirënjohje. Kushtetuta u rezistoi aventurave ‘liri nën ligj’ duke shpëtuar sistemin nga kaosi. Në Kuvend do të dorëzohen shumë shpejt kandidaturat për Kushtetuesen dhe gjykatën e Lartë”, tha Ruçi.

Megjithatë Kreu i Kuvendit theksoi se sesioni i ri ka për qëllim çuarjen para të reformave duke vecuar atë zgjedhore dhe atë në drejtësi.

“Prioritetet për këtë sesion janë çelja e negociatave, do përmbyllim  gjithashtu reformën zgjedhore, përfshirë këtu futjen edhe të rekomandimeve të OSBE /ODIHR. Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën nuk është një mëshirë, por harmonia e demokracisë. Mbrojtja e Kushtetutës është garancia e Kushtetutës nesër. Reforma në Drejtësi do të vijojë me formimin e institucioneve të reja, mbështetjen me burime njerëzore dhe financiare.  Kontrolli parlamentar do të forcohet parmes seancave dhe formave të tjera. Kontrolli i deputetëve me pyetje dhe përgjigje dhe publikimi i tyre në faqen e Kuvendit” tha ndër të tjera Ruçi.

I dyti në Kuvend e mori fjalën kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi i cili u foli ashpër në lidhje me ligjin për pronat por edhe për interpretimin e historisë. Ai bëri thirrje që të rishikohet historia përsa i përket rolit dhe pozicionit të anëtarëve të Ballit Kombëtar në Shqipëri.

“Ky parlament ka 30 vjet që bën gracka. Ju po shikoni se shqiptarët po vriten për pronat. Duhet një ligj i mirë për pronat, edhe për bankat, si dhe për hidrokarburet. Kjo sepse ka 30 vjet që për shkak të politikës situata në vend është problematike. Kryetari i Kuvendit përmendi vjetorin e çlirimit. Po a e kuptoni se janë vrarë 5 deri në 6 mijë shqiptarë. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë na thotë të shkojmë te varret e pasardhësve të vet që ata na vranë njerëzit tanë.

Më tha dikush se na kanë thirrur më 5 maj. Po çfarë 5 maji? 5 Maji ka prodhuar gjak. Shoqëria po përçahet. Ne jemi vrarë, pushkatuar, burgosur, internuar dhe përbuzur padrejtësisht. Nëse keni besë shqiptari. A ka mundësi të marrim nismë për historinë? Shkon dhe ia merr kryeministrit të Kosovës dhe ia përplas në tavolinë. Po kush e donte Shqipërinë me Çamërinë dhe me Kosovën? Balli Kombëtar. Keni mendësi se ne jemi armiq e tradhtar. Çfarë është kjo mendësi”, tha Alimadhi.

Në të njëjtin ritëm akuzash vazhdoi edhe deputetja Rudina Hajdari e cila e akuzoi qeverinë si “më të korruptuarat” duke listuar një sërë akuzash për mos menaxhim të ekonomisë si edhe mos pasjen e vullnetit politik për të luftuar krimin duke përmendur edhe dosjen “339” dhe “184”.

“Nuk ka asnjë dyshim që ne këtu kemi një korrupsionet më të larta në vend, jemi me një kryeministër që ka sjellë regresin e Shqipërisë. Kemi një qeveri që nuk di të menaxhojë ekonominë. Nuk ka dyshim që kjo qeveri nuk ka vullnet dhe dëshirë për të mbajtur para përgjegjësisë asnjë zyrtar të lartë që akuzohet për korrupsion. Nuk ka vullnet për të hapur dosjet “339” dhe “184”, ato shumë shpejt do të mbyllen dhe këta zyrtarë të lartë nuk kanë për të parë asnjë ndëshkim”, tha deputetja demokrate.

Fajin për këtë situatë, sipas deputetes Hajdari nuk e ka vetëm Rama por njësoj fajtorë për të janë edhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin. Ajo hodhi akuza të forta ndaj liderëve të opozitës duke thënë se ata kanë një marrëveshje me kryeministrin.

“Kush është fajtor për këtë situatë? Marrëveshja mes Ramës e Bashës. Kush e bëri Ramën perandor.  Basha dhe Kryemadhi kërkuan që deputetët e tyre të dilnin nga Kuvendi. Ata e bënë Ramën Perandor. Opozita duhet të qëndrojë në Kuvend, kjo është e drejta jonë. Ne duhet të  mbështesim reformën në drejtësi, e cila po zvarritet nga PS dhe po atakohet nga partitë që janë jashtë Kuvendit” tha Hajdari.

Pas këtyre deklaratave debati u zhvendos në reformën zgjedhore. Hajdari e mbylli fjalën e saj duke theksuar se “ky parlament dhe kjo opozitë do të vijojnë reformën zgjedhore”.

“Reforma zgjedhore do t’i japë fund këtij sistemi, që ka mbytur demokracinë brenda partisë. Ne jemi pro ndryshimeve. Diaspora e meriton të këtë përfaqësimin e tyre në Kuvend” deklaroi Hajdari përpara se fjalën ta merrte kreu i grupit parlamentar Socialist, Tulant Balla.

Balla ritheksoi edhe njëherë atë që tha Gramoz Ruçi, se kryefjala e këtij sesioni do të jetë reforma zgjedhore dhe se opozita jashtë parlamentit është e ftuar në Komision për shqyrtimin e saj. Por Balla u ndal te disa ndryshime që do të propozohen nga mazhoranca.

“Rasti i Shkodrës na bën të jemi të vetëdijshëm se kuadri ligjor nuk është ende i plotë. Në këtë këndvështrim, Rama ka njoftuar dhe do të depozitojë në komisionin e Reformës Zgjedhore amendamente me shtrëngimet e domosdoshme lidhur me figurën e çdo personi”, tha Balla.

Por këtij propozimi iu përgjigj deputetja Hajdari e cila doli sërish në foltore dhe tha se shtrëngimi i masave nuk është zgjidhje e problemit. Ajo akuzoi mazhorancën se me miratimin e tyre kanë hyrë në politikë persona me probleme me drejtësisë duke iu referuar rastit të Valdrin Pjetrit.

“Duhet të ndryshojmë bashkëkryetarin (Damian Gjiknuri) që komisioni të ketë kredibilitetin e duhur. Nëse do të flisni për shkaqet e sistemit duhet të shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri. Pse mendoni se e ka fajin ligji, që duhet të bëhet më i fortë, por jo ju, që e zgjodhët. Jeni ju ata që i sillni ata njerëz këtu në parlament. Nëse kreu i PS-së, PD-së, apo LSI-ë do të vijojnë që të kenë dorë në partitë e tyre, ju do të vijoni që të sillni njerëz të tillë” tha ajo.

Seanca e ardhshme parlamentare do të zhvillohet më 12 shtator ku dhe pritet shqyrtimi i ktër dekreteve të presidentit Meta për rishqyrtimin e disa ligjeve. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
Rajoni

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

9 Dhjetor, 2025 9:28 pm
Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

9 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Para
Balla komenton deklaratat e Bushatit, zbulon zgjidhjen për rastin Pjetri

Balla komenton deklaratat e Bushatit, zbulon zgjidhjen për rastin Pjetri

Sa kushton të blesh “vdekjen” për së gjalli në Shqipëri

Sa kushton të blesh “vdekjen” për së gjalli në Shqipëri

Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Tabaku: Rritja e taksave ka shtuar të ardhurat e Bashkisë, pse nuk ka ujë?
















TE FUNDIT

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
9 Dhjetor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
9 Dhjetor, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo...

Lexo më shumë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
9 Dhjetor, 2025

Një përplasje ka ndodhur në protestën që po kryhet përpara Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet...

Lexo më shumë

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
9 Dhjetor, 2025

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po ndërton në heshtje skenarë për atë që mund të ndodhë në Venezuelë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com