Apple do të organizojë një event në muajin mars, ku do të zbulojë gjeneratën e dytë të Apple Watch. Burime të afërta me kompaninë bëjnë të ditur se gjiganti Apple do të prezantojë dy pajisje të rëndësishme gjatë eventit që do të zhvillojë në mars. Përveç orës Apple Watch 2, kompania do të zbulojë edhe iPhone 6c, me ekran 4 inç.
Ky event do të nisë një traditë për Apple-in, pasi do të jetë eveni i dytë që Apple organizon në muajin mars. Kompania zakonisht i prezanton pajisjet e reja në tremujorin e katërt të vitit fiskal, por këto dy vitet e fundit ka filluar të ndjekë një tjetër traditë. Në eventin e organizuar në muajin mars të vitit të kaluar Apple prezantoi kompjuterin MacBook me ekran 12 inç, orën e saj të parë inteligjente dhe aplikacionin ResearchKit për iPhone.
“Apple është duke planifikuar një event në muajin mars të 2016-ës për të prezantuar gjeneratën e dytë të Apple Watch”, thotë Mark Gurman nga uebsajti 9to5Mac, që njihet për informacionet e besueshme për produktet e kompanisë Apple.