Kryeministri Edi Rama është shprehur se shumë shpejt pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Kukësit.
Gjithashtu ai pohoi se në Gjirokastër do të ndërtohen dy aerodrome turistike.
“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, pohoi Rama gjatë një takimi në Gjirokastër./Opinion.al