Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Së paku 20 të vdekur nga tornadot dhe stuhitë në SHBA

2024/05/27 at 4:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Së paku 20 të vdekur nga tornadot dhe stuhitë në SHBA

Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive që kanë goditur katër shtete në SHBA në fundjavë, duke shkatërruar shtëpi dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa rrymë.

Shtatë njerëz vdiqën në veri të Teksasit, tetë në Arkansas, tre në Kentuki dhe dy në Oklahoma. Qindra të tjerë u lënduan dhe gati 500.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në disa shtete të dielën.

Stuhitë shkaktuan dëme të mëdha nga veriu i Dallasit deri në veriperëndim të Arkansasit. Të hënën, meteorologët thanë se tani me rrezik të madh do të përballet lindja, një pjesë e madhe e vendit nga Alabama deri në Nju Jork Siti.

Guvernatori i Kentukit, Andy Beshear, shpalli gjendje emergjente të hënën në mëngjes përmes një postimi në rrjetin social X.

Në Teksas, rreth 100 njerëz u lënduan dhe më shumë se 200 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan, tha guvernatori Greg Abbott.

“Shpresat dhe ëndrrat e familjeve dhe bizneseve të vogla të Teksasit janë shkatërruar nga stuhitë e njëpasnjëshme”, tha Abbott, shteti i të cilit është përballur me mot të lig, përfshirë stuhi të cilat vranë tetë njerëz në Hjuston në fillim të këtij muaji.

Pjesa qendrore e SHBA-së është përballur me mot vdekjeprurës këtë muaj.

Tornadot në Ajova vranë pesë njerëz dhe lënduan dhjetëra të tjerë javën e kaluar. Në prill u shënua numri i dytë më i madh i tornadove në vend.

Meteorologët dhe autoritetet i paralajmëruan qytetarët të kërkonin strehim urgjent, pasi stuhia po marshonte drejt këtyre shteteve të shtunën dhe të dielën.

Stuhi të fuqishme parashikohet të ketë në Illinojs, Misuri, Kentuki dhe Tenesi.

Meteorologët thanë se Karolina e Veriut dhe Virxhinia përballen me mot të lig nga 27 maji./REL

Ju sugjerojmë

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për pezullimin e ligjit

Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për pezullimin e ligjit

Të dhënat e Censit publikohen më 28 qershor

Të dhënat e Censit publikohen më 28 qershor

VIDEO/ Mirlind Daku e mëson nga TV ftesën e Sylvinhos, sulmuesi s’i mban lotët

VIDEO/ Mirlind Daku e mëson nga TV ftesën e Sylvinhos, sulmuesi s’i mban lotët

TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com