Aktualitet

“S’e njoh Zoton”/ Këlliçi i nxjerr videon Ramës: Jeni nën shoqërinë e tyre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 23/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Rama është pyetur këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët nëse i njeh apo jo pronarët e kompanive që kanë inceneratorët, Stela Gugallja, e Klodian Zoto, persona që tashmë janë shpallur nga prokuroria në kërkim ndërkombëtar.

Kryeministri Rama tha se nuk i njeh. Ndërkohë që deputeti Belind Këlliçi nxorri një video të inagurimit të inceneratorit të Elbasanit ku shfaqej Zoto dhe Gugallja.

Kryeministri tha se ka patur persona që kanë qendruar mbrapa, duke mohuar se i njeh këta të fundit.

Këlliçi: A mundet të ma shpjegoni se mbase jam unë naiv, kam 3 vite që flas, aferën më të madhe kriminale të 30 viteve? Si ka mundësi që 3 bashkëpuntorët sot janë shpallur në kërkim nga drejtësia në vend. Koka ndodhet në burg dhe nëse jeni krenar që e keni udhëhequr këtë revolucion? Pse nuk vijnë të dëshmojnë ata e të jenë krenarë si ti?

Rama: Ju keni folur për aferë shekulli. Ju thoni janë vjedhur 430 milionë euro. Sot me gojën e vet Tabaku pohoi se nuk na qenka tamam kështu

Tabaku: Jam këtu, s’kam nevojë të citohem.

Rama: Unë nuk i njoh, nuk i kam takuar ndonjëherë, të kem shkëmbyer ndonjë gjë. Këta po kërkohen sepse prokuroria dyshon për një aferë korruptive midis ministrit dhe këtyre se kanë ndarë para. Kjo është akuza. Flitet për një shumë që është midis tyre dhe ata si njerëz adult janë përgjegjës para ligjit. Ju siguroj se unë nuk gëzohem dot për askënd që përfundon para hekurave por për mua ky proces që ndodh sot është proces historik, edhe për këtë ballafaqim por edhe se kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që më parë nuk imagjinoheshin,

Këlliçi: Kam një video këtu në inagurimin e inceneratorit të Elbasanit që jeni nën shoqërinë e tyre.  Ja ku jeni se jeni 2 metra, marshallah, sapo thatë që nuk i ke takuar.

Rama: Unë kam shkuar nëpër shumë biznese dhe realisht që ka njerëz me të cilët kam folur, por ka njerëz të cilët kanë ngelur mbrapa. Ja ku është një fotografi e djalit të liderit historic me një grup trafikantësh kokaine dhe të ngrija mbi këtë fotografi një narrrativë, që këta janë duke ngrënë e duke pirë dhe jo 3 metra mbrapa. Më nxore një video që janë tre metra mbrapa meje. Nëse unë sot do ktheja kokën dhe këta mbrapa do të thotë që i njoh.

 

Pas