Gjykata e Tiranës ka lënë në burg edukatoren Majlinda Dehuma, e cila dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat “Stinët”.
Mësohet se edukatorja Dehima ka kërkuar masë më të butë sigurie, por Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Arrest në burg”. Mbi të rëndon akuza “Keqtrajtim i të miturit”.
Ajo ka pretenduar se nuk e ka lënduar të vajzën, e cila u dërgua në spital me këmbë të thyer pas disa orësh.
“Nuk e kam prekur me dorë. Kërkoj ndjesë për çfarë ka ndodhur, por nuk e kam kuptuar që mitura e ka thyer këmbën”, mësohet të ketë thënë ajo në sallën e gjyqit.
Dehima punonte si edukatore dhe pas denoncimit të prindërve në emisionin “Stop” u vu re se ka keqtrajtuar një të mitur, ku nga dhuna asaj iu thye këmba. Për më tepër, 3-vjeçarja u la pa ndihmë mjekësore për më shumë se 5 orë.