Diskutimet për projektligjin për portin e Durrësit kanë nxitur debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë.
Drejtuesi i Komisionit, Eduard Shalsi është përplasur me deputetin demokrat Agron Shehaj të cilit i ka thënë se nuk i tolerohet të bëjë debat dhe të kalojë në fyerje personale, sepse është edhe biznesmen.
Shalsi i sugjeroi Shehajt leximin e një libri ndërsa deputeti demokrat iu kundërpërgjigj duke i thënë që të vijojë shfaqjen.
Debati në Komision
Shalsi: Ka zëra të arsyeshëm te opozita, por ka dhe zëra të parsyeshme. Të palexuar, të pa aftë. Me demek biznemen me këtë gjuhë (për agron shehun). Të jam drejtuar me repsket. Do ju rekomandoj libër. Banaliteti i së keqes. E kuptoj për disa politikanë që flasin me këtë gjuhë, por edhe ti që je biznesmen të flasësh me këtë gjuhë.
Shehaj: Çfarë thashë?
Shalsi: Është biznesmen ai.
Shehaj: Vazhdoni shfaqjen.