Te Fundit

“S’doje apartament, rri mes katër rrugëve”, Muça tregon bisedën me inspektorin e IMT



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:53 - 15/08/22 |
Opi Nion

Është dhënë masa e sigurisë për Qani Muçën, 55-vjeçarin që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë inspektorin e IMT, Ilirjan Gavelli.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ‘arrest në burg” për 55-vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentavië” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Mësohet se në gjykatë, Muça ka deklaruar se është provokuar nga inspektori i IMT-së. Sipas deklaratës së tij, inspektori i ka thënë: “ Nuk deshe të merrje hyrje në pallat, tani rri mes katër rrugëve”. Po ashtu Muça ka thënë se armën e ka pasur punonjësi i IMT-së dhe jo ai. Ndër të tjera, ai ka ngritur pretendimin se punonjësit e IMT i kanë vjedhur afër 80 mijë euro, të cilat i ka pasur të fshehura në godinë.

Ngjarja ndodhi në datën 12 gusht rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në Tiranë.

Inspektori i plagosur ka dëshmuar se po fotografonte objektin e shembur nga IMT kur është përballur me fyerje të 55-vjeçarit dhe ka parë një armë pistoletë të drejtuar nga vetja.

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart armën e Qani Muçës. Edhe pse u afruan punonjësit e policisë, ai vazhdonte ta mbante dhe bënte rezistencë. Me sa kam parë, ishte në gjendje të dehur dhe vinte era alkool”, tha inspektori i IMT-së.

Ndërkohë, punonjësit e policisë, që kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes kanë dhënë deklarat e tyre në polici. Njëri prej tyre ka deklaruar se në momentin e shoqërimit të Muçës, ai ka thënë “këta duhen vrarë të gjithë, se janë kriminelë”./Opinion.al

Pas