Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’deshe ta mbyllësh kështu, deshe gjyq”, sa paguhet në dorë për Kemp

2024/10/15 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“S’deshe ta mbyllësh kështu, deshe gjyq”, sa paguhet në dorë për Kemp

Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit, tregon se pësoi infarkt ndaj nisi të mbledhë vitet e punës për pensionin e invaliditetit. Ai pa, se i mungonin disa vite 1985-1994, kur ka punuar si karrocier në ndërmarrjen e Sukthit.


Vladimiri iu drejtua ISSH-së, arkivës në Lundër dhe sërish nuk i gjeti vitet e punës. Iu drejtua gjykatës në vitin 2021, por ende sot nuk janë zhvilluar seancat.

Vladimir Bajlozi: Në fund të vitit 2019 pësova parainfarkt dhe dola në kemp, fillova të mblidhja vitet e punës dhe pashë që më mungonin disa vjet. Nga lirimi nga ushtria derisa u prish sistemi, përkatësisht nga viti 1985 deri në vitin 1994. Bëra kërkesë në Lundër, ISSH-ja e Durrësit, më kthyer përgjigje “nuk gjendet dosja jote, drejtoju gjykatës”. Unë kam qenë karrocier në këtë ndërmarrje dhe në vitin 1994 më sjellin një shkresë në shtëpi. Shoqëria që kishte blerë femrën e Sukthit, pasi isha karrocier dhe disponoja kuajt dhe më tha “të vish të paraqitesh, që ose të mbash kuajt ose t’i dorëzosh”. Atë shkresën unë e kam, që fakton se kam qenë karrocier, plus asaj kam dhe dëshmitarë.

Gazetarja: Në cilin vit iu drejtuat gjykatës?

Vladimir Bajlozi: Në vitin 2021. Në seancën e parë na udhëzoi gjyqtari që mbylle në këtë formë që e ke bërë se unë nuk e bëj dot kështu. Kur vajtëm pas disa muajve në seancën tjetër ishte një gjyqtar tjetër, përsëri e njëjta gjë.

Gazetarja: Nga 2021 jemi në vitin 2024, a ka vendosur gjë gjykata?

Vladimir Bajlozi: Asnjë gjë. Tani e fundit.

Gazetarja: Pra vazhdoni ende me seanca gjyqësore?

Vladimir Bajlozi: Po vazhdojmë ende me seanca gjyqësore.

Edhe pas tre vitesh seancat gjyqësore ende nuk kanë filluar. Avokatja e denoncuesit thotë, se gjyqtari e ka dërguar çështjen për kompetencë në Gjykatën Administrative.

Vladimir Bajlozi: Në çfarë faze jemi tani?

Avokatja: Tani e kemi të hapur gjyqin tek Garxena, Besjana Garxena dhe njëkohësisht kemi hapur gjyq tjetër tek Kostandina Kura. Ajo e ka çuar për kompetencë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Vladimir Bajlozi: Pse e ka çuar për kompetencë ajo?

Avokatja: E ka çuar vetë.

Vladimir Bajlozi: Po pse?

Avokatja: Ku di unë, pse. Ashtu e ka mësuar, për së prapthi. Ça të them?!

Vladimiri u drejtua tek sigurimet në Durrës dhe një punonjëse i tha, se duhet të ishte konsultuar me juristin dhe të kishte mbaruar punë me të.

Punonjësja: Po ti ke dy vjet, që vjen vërdallë.

Vladimir Bajlozi: Po dy vjet.

Punonjësja: Unë të lidha me Isën (juristin). Ti pse s’e mbarove punën me Isën? Vini vërdallë kot së koti. Të pata thënë. Mos u merr me avokatë, që s’punojnë me sigurime. Po, se është gjynah tani. Ti me Isën të ishe lidhur, ta kishte bërë Isa me KRA (Komision Rajonal i Ankesave), s’kishe nevojë fare me shku në gjyq. Nuk kam dhe unë, çfarë të bëj. Nuk kam fytyrë t’i them Isës.

Sipas saj, Isa, juristi, mund t’ia zgjidhte problemin pa qenë nevoja të shkonte gjyq, por duke paguar ryshfet.

Qytetari: Tani, më thuaj, sa duhet t’i jap këtij?

Punonjësja: Të thotë vetë ai, mos e vrit mendjen, se kanë besim ato. Ai do ta bëjë, ti do marrësh diferencat vetë. Nuk do vritesh. Nuk do nxjerrësh gjë nga xhepi. Mirë? Se ka besim ai.

Qytetari: Mos thotë si radhën e parë, se për Zotin, se i thonë 3 milionë lekë.

Punonjësja: Radhën e parë s’deshe ti. Se s’deshe të paguash fare. “Jo, më mirë shkoj tek gjyqi, se m’i ka borxh.”

Qytetari: Unë e dija, se mbaron gjyqi shpejt me një seancë.

Punonjësja: Sa më shumë diferenca të marrësh ti, më keq është, se do të kërkojë më shumë. Ti që atëherë ta kishe bërë, e kishe mbyll me pak. Ç’deshe, që u hallakate ti? Ka një komision këtu, që është Isa kryetar dhe mendoj, që ta bësh me Isën. Dhe është një komision në Tiranë. Po ti i kishe ndjekur rrugët. Të ka nxjerrë negative Isa, të ka nxjerrë negative dhe Tirana dhe mbas negatives së Tiranës, ti mund të shkosh veç në gjyq. Tani do presim të gjejmë fakt të ri. Do ta sigurojmë ne një fakt të ri, për shembull një librezë pune, që ti e ke pas dhe nuk e ke ose një asistencë, një gjë. Ti vetëm ki durim!

Në këto kushte qytetari mori kontakt me juristin dhe me 500 mijë lekë të vjetra, arriti të merrte vitet e punës, përfshirë diferencat e kaluara.

Qytetari: Më mori avokatja dhe më tha në datën 1 Tetor tha.

Juristi: Po, ke seancë në Tiranë.

Qytetari: Tani si t’ia bëjmë? Të vete unë në gjyq, apo të mos vete?

Juristi: Në gjyq e ke më të mbrojtur, që nuk ta luan më njeri sa të kesh jetë.

Qytetari: Ça më tha Diana mua?

Juristi: Dëgjo, si është puna! Dhe këtu po këto shpenzime do kesh, se nuk është, se kam unë gjë në dorë. Ca më thonë, do të them. Lekët do i marrësh. Të gjitha, sa ke të prapambetura, do të t’i jap. Sa ke paguar për gjyqin?

Qytetari: Po ku mbaj mend unë? Di unë, sa kam paguar.

Juristi: Po ti në gjyq gjithë lekët ça ke harxhuar, i bie mos të marrësh asgjë. Të vazhdosh t’i marrësh shtesat nga fillimi prapë.

Qytetari: Ta heq qafe atë punë.

Juristi: Ato, që do harxhosh, jepi këtu dhe mbaron atë!

Juristi: Të paktën sill gjysmat tani, të tjerat, kur t’i marrësh. Në rregull?

Qytetari: Po sa?

Juristi: Sa do e paguash gjyqin?

Qytetari: Ku di unë, o burrë.

Juristi: Pa një milionë lekë, gjyqi s’shkon.

Qytetari: Po ku di unë.

Juristi: Po ta bëj edhe po të them. Sot data 24, do të thërras unë.

Qytetari dorëzon shumën e kërkuar dhe vitet e punës gjenden si me “magji”, nga 9 vite plot 19 vite.

Juristi: Kanë kaluar ato. Ik te posta! Po të them i ke te posta, na! Ja ku e ke!

Qytetari: Dakord, po s’kam internet.

Juristi: I ke gati. Shko merri atje! Ka dalë fatura. 3 milionë e 41 mijë lekë do marrësh ti. ‘96-‘94 kanë qenë ato. Unë ta thashë që atë ditë, 140 mijë lekë shkon pensioni, ti the më shumë. Aq shkon. Pse s’dua unë të t’i jap?

Qytetari: Dianës do ia japësh ti, apo unë?

Juristi: Ç’ke, o burrë?!

Qytetari: Do t’i numëroj. 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9…

(I numëron sërish)

Qytetari: Ti e bëre punën tënde. Dianën ta takoj unë?

Juristi: Po ik, o burrë! Mos e vrit mendjen! 



Ju sugjerojmë

Aktualitet

24 Maj, 2025 1:03 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

24 Maj, 2025 12:56 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

24 Maj, 2025 12:34 pm
Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz
Aktualitet

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

24 Maj, 2025 12:17 pm
Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev
Bota

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

24 Maj, 2025 11:56 am
VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

24 Maj, 2025 11:44 am
“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
Aktualitet

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

24 Maj, 2025 11:26 am
Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

24 Maj, 2025 11:16 am
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
Aktualitet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

24 Maj, 2025 10:39 am
Para
Përfshihet nga flakët një servis në Durrës

Arrestohet në dalje të Shqipërisë, 27-vjeçari me 3 dokumente sllovene false

Humb jetën në spital punonjësi i Gardës që u vetëplagos me armën e shërbimit

Humb jetën në spital punonjësi i Gardës që u vetëplagos me armën e shërbimit

A do të bashkëpunoj opozita me mazhorancën për ta çuar Shqipërinë përpara në BE? Jorida Tabaku përgjigjet për ‘Opinion’

A do të bashkëpunoj opozita me mazhorancën për ta çuar Shqipërinë përpara në BE? Jorida Tabaku përgjigjet për 'Opinion'
















TE FUNDIT

24 Maj, 2025

Një qytet i bukur evropian është cilësuar si vendi më i lirë për britanikët për ta vizituar këtë vit. Tirana,...

Lexo më shumë

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
24 Maj, 2025

Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu u shpreh se PD nuk do...

Lexo më shumë

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
24 Maj, 2025

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump...

Lexo më shumë

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz
24 Maj, 2025

Në një intervistë me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII që u mbajt në Tiranë, kreu i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com