Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scottish Review: Enver Hoxha i Fevziut, dritë në psiqikën e diktatorit…

2016/03/30 at 1:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Scottish Review: Enver Hoxha i Fevziut, dritë në psiqikën e diktatorit…

Imazhi i një vendi që ka kaluar shkatërrimin e Luftës së Dytë Botërore, territori shqipptar gjatë kësaj periudhe ka qenë një teatër i vazhdueshëm lufte.


Fillimisht u pushtua nga Italia në 1939, pastaj nga trupat greke që luftonin italianët në jug, dhe më tej pushtimi final dhe më brutal ai i Gjermanisë (Ismail Kadare në “Kronikë në Gur” e ka përshkruar mënyrën se si banorët e qytetit kontrollonin çdo ditë se si ndërrohedhin flamujt në Gjirokastër, për të parë se kush vend i kishte pushtuar)

Në vazhdën e grupeve të rezistencës së luftës të fshehur në male të cilët sulmonin në mënyrë suprizuese pushtuesit, shpejt raprezaljet u zhvendosën edhe te banorët lokalë.

Ndërsa gjuetia e operacioneve speciale të anglezëve të asistuar nga rezistenca ishte e përqendruar kundër Gjermanisë, nuk ishin të pakta përleshjet e hidhura midis grupeve të ndryshme të rezistencës.

Imagjinoni lehtësimin e popullatës, kur, pas tërheqjes së gjermanëve në vitin 1944 partizanët komunistë shqiptarë, që ishin quajtur Ushtria Nacional Çlirimtare, hyri në kryeqytetin shqiptar, Tirana, duke sjellë premtimin e lirisë, pavarësisë dhe stabilitetin.

Pjesa më e madhe e personave që dinin pak mbi ideologjinë koministe, ose mbi liderin e ri, por që ishin të qartë për grupimin ushtarak të mirëorganizuar, që kishte nxjerrë jashtë pushtuesit gjermanë. Njerëzit ishin euforikë.

Ishte ndërkohë, e panjohur që gjatë luftës, ky lider, Enver Hoxha, kishte kaluar kohën më së shumti duke shpenzuar energjitë duke eleminuar shokët shqiptarë që kishin formuar grupet e tjera të rezistencës të cilët pozicionimin politik e kishin të ndryshëm nga ai komunist, i luftimit të gjermanëve.

Por nuk ka dyshim se grupi i tij ishte efikas në objektivin e fundit.

Objektivi britanik nuk ishte përfshirja në politikën shqiptare dhe kështu burrat e tyre në tokë nuk ishin instruktuar për të asistuar në ndihmesën e ndonjë grupimi të veçantë që do të sabotonte pushtimin gjerman.

Me hyrjen e tij në Tiranë më 28 nëntor 1944 (mesa duket e llogaritur si një rastësi me përvjetorin e deklarimit të pavarësisë së Shqipërisë në 1912), në sytë e pjesës më të madhe të njerëze, Hoxha ishte heroi i ditës.

Ishte ushtria komuniste e Çlirimit Kombëtar që hyri si fitimtare, duke mundur gjermanët (Hoxha e minimizoi rolin e asistencës së Allied) dhe Shqipëria do të kishte një të ardhme të ndritur përpara.

Por në katër dhjetëvjeçarët në vazhdim, Hoxha, duke ndjekur shembullin e heroit të tij Stalin, eliminoi pa mëshirë të gjihë ata që i konsideronte si armiq, duke u vënë pas Sigurimin, policinë sekrete, nëpërmjet përgjimeve, dhe kontrollit te personave, duke i zhveshur njerëzit nga ndërrmarrjet e tyre të vogla në bujqësi dhe blegtori, dhe në një pikë tjetër edhe duke u kërkuar llogari në “emër të popullit” që ishte ekuivalente me shprehjen “më mirë hamë bar se sa të tradhëtojmë principet e marksizëm-leninizmit”

Libri i Blendi Fevziut është shkruajtur në një formë simpatike. Stili i tij dhe kthjelltësia të mbajnë të mbërthyer në këtë histori. Më shumë se të shkosh në një rrëfim kronologjik linear, Fevziu ka përdorur teknika të shkrimit narrativ, duke e filluar librin me dramën që rrethon ditën e fundit të Hoxhës, dhe në vazhdim me momentin më të bukur të Hoxhës, hyrjen e tij triumfale në Tiranë në krye të Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar, në fund të vitit 1944.

Kureshtja jonë është ngjallur, dhe Fevziu më pas kthehet në origjinën e Hoxhës në qytetin shqiptar të Gjirokastrës, jetën e tij si student dhe i ri, dhe ngritjen e pushtetit e tij në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Fevziu na furnizon me një tablo të qartë të viteve të para të Hoxhës ku ai shfaq disa nga prirjet të tij për pjesëmarrjen në politikë ose në studime.

Si student në Universitein e Montepellier, që e kishte kaluar kohën në kafene… më shumë se sa të përqendrohej mbi libra dhe në seminare.

Se si Hoxha me të arritur në pushtet, ua shpërbleu të gjithëve atyre që e kishin ndihmuar për tu shkolluar,  bujarinë, duke i ndëshkuar.

Çdo person që kishte ndihmuar Hoxhën para dhe pas ngritjes së tij në pushtet, u ndëshkua në një farë mënyre.

Shumë u ekzekutuan, disa vuajtën dënime të gjata në burgje, shpesh të eleminuar pa asnjë provë..

Ishte aktiviteti i Hoxhës gjatë luftës që duket se ushqeu ambiciet e tij politike. Me tu bërë lideri i partisë ai ishte në gjendje të ndreqte hesapet e vjetra me studentë të Liceut të Korçës ose të Montpellier, në Francë, që e “kishin vënë në lojë”, ose që ishin më të zgjuar, më të kualifikuar ose më mirë të lidhur me të.

Armiqtë e tij ishin personalë. Dhe gjatë diktaturës, vazhdoi të krijonte “armiq” përreth vetes, dhe ti hiqte qafe.

Fevziu ka bërë kërkime të jashtëzakonshme në arkiva, të vëna në dispozicion vetëm kohët e fundit, dhe ka intervistuar shumë njerëz të cilët e kanë njohur personalisht diktatorin dhe që kanë vuajur nga burgimet e gjata, dhe shpesh të dyja.

Këta njerëz kanë qenë të heshtur gjatë dikaturës dhe kanë qenë në gjendje të flasin ose të publikonin shkrimet e tyre vetëm pas rënies së këtij regjimit unik komunist.

Në intervistat e tij kemi lexuar disa përgjigje shumë të sinqerta, me përshkrimet e emocioneve që shkojnë nga admirimet e një adoleshenti te terrori i një të rrituri.

Këto intervista ose kujtesa i japin dritë asaj që kishte ndodhur realisht, më shumë se të pranonin versionin “zyrtar: të shkruar nga vetë Hoxha në kujtesat e tij voluminoze.

Por Fevziu përdori edhe komentet e tyre ose vëzhgimet si instrumente për të analizuar make-upin psikologjik të diktatorit.

E gjitha kjo ndihmon në demitizimin e personit që ishte “veneruar si një Zot” nga shumë njerëz, edhe pse një Zot që shpesh u shfaqet me maskën e Zotit të Zemëruar, Zotit hakmarrës.

Nga afër shikojmë dikë që  “në rini… ishte i njohur për egoizmin e tij dhe dëshirën e të qenit në qendër të vëmendjes për gjatë gjithë kohës dhe xhelozinë vdekjeprurrës. Gjërat më të vogla dhe banale mund të ngjallnin zemërimin e tij të pafalshëm..

Todi Lubonja, shkrimtar dhe gazetar, ka qenë anëtar e Partisë Komuniste. I përzënë nga partia dhe i burgosur për shumë vite, ai më pas ka shkruar: Më kujtohen disa diskutime jashtëzakonisht agresive, kur shpërtheu të gjithë arsenalin e tij si një lider i gjithëpushtetshëm: retorika, intriga, inskenime, presione psikologjike, intimidime, provokime dhe mbi të gjitha një gjuhë e pisët…

Të tjera raporte thonë se sa i dashur dhe miqësor që mund të ishte, aq edhe “i butë” tregohej në disa raste, me personat që i kishte burgosur dhe internuar në vite.

Në rastin e Isuf Hysenbegasit, një mjek, të cilit iu ndalua të ushtronte profesionin por pas një takimi të rastësishëm me Hoxhën (atë që dëshpërimisht kishte kërkuar ta evitonte), u riintegrua në profesionin e tij.

Fevziu shkruan: “ishte sepse ai kishte origjinë nga një familje e pasur në Jug të Shqipërisë.” Hysengbegasi ka hipotezuar se ndëshkimi i tij ka lindur ose për shkak se Hoxha ishte xheloz për suksesin e tij akademik, ose  ndonjë mëri e vjetër që mund ti kishte mbetur kur ishte i ri”

Të gjitha këto informacione janë të çmuara për të kuptuar se si funksiononte mendja e diktatorit. Përveçse një lexim terheqës,  ky libër demostron rrezikun e pushtetit absolut, për një njeri që kaq thjesht mund të ndihej i fyer dhe të ndihej i zemëruar.

Një dikkattor pashmangshmërisht i izoluar, që nuk ka miq të vërtetë, ku askush nuk ka fuqi ta kundërshtojë, dhe që ka mundësitë për të marrë hak.

Është pak a shumë si të shikosh një fëmijë gjigand në morsën e një krize kolere. Bërtasin, ulërasin deri sa kalojnë në çmendinë.

Të gjithë ishin kaq të frikësuar që mund të ishin viktima e radhës së zemërimit të tij, dhe që kjo sjellje duhej pranuar pa asnjë diskutim.

Duhet kujtuar që kishte pak eksperienzë demokracie në historinë e Shqipërisë.

E pavaruar vetëm për tre dhjetëvjeçarë nga koha e Luftës së Dytë Botërore, e udhëhequr nga mbreti Zog që kishte sjellë një lloj stabilieti në vend, por edhe ai me tendencën për të burgosur kundërshtarët, edhe pse asgjë në krahasim me stilin dhe statistikat e regjimit të Hoxhës, Zogu edhe i dëgjonte këshilltarët e tij.

Për të shpëtuar nga kapja e pushtuesve italianë në 1939, Zogu dhe familja e tij ia mbathën për të mos u kthyer më në Shqipëri.

Rrëfimi i Fevziut për vitet e pushtetit të Hoxhës sjell në mënyrë brilante këtë periudhë të jetës, një gërshetim profesionist i fjalëve të shumë prej aktivistëve kryesorë të kohës dhe penetrimit në psiqikën  e protagonistit kryesor.

 

Shumë kanë vuajtur dhe shumë kanë vdekur gjatë regjimit komunist, por rrëfimi i tij, nuk është i ndjeshëm, i hidhur ose akuzues, por një hulumtim shterues dhe një prezantim i kthjellët.

Për lexuesit e gjuhës angleze, i jep dritë kësaj periudhe të errët, shpesh të futur në frikë. Edhe pse në shumë aspekte është një histori horror, që celebron edhe kurajo dhe në disa raste mbijetesën kundër të gjitha shanseve.

E përkthyer më së miri nga Majlinda Nishku, ky është një libër që të mban të angazhuar dhe mbi të gjitha është joshës.

http://www.scottishreview.net/MorelleSmith25a.html

 

 



Ju sugjerojmë

Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026
Sport

Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026

19 Qershor, 2025 5:24 pm
Konflikti  në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump:Tërhiqu nga veprimet ushtarake!
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump:Tërhiqu nga veprimet ushtarake!

19 Qershor, 2025 5:11 pm
Instalacioni “Mendoj për Ty” shfaqet para selisë së Këshillit Evropian në Strasburg
Bota

Instalacioni “Mendoj për Ty” shfaqet para selisë së Këshillit Evropian në Strasburg

19 Qershor, 2025 4:55 pm
Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s
Bota

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

19 Qershor, 2025 4:42 pm
Turistët e huaj forcojnë lekun në kursin e këmbimit
Aktualitet

Turistët e huaj forcojnë lekun në kursin e këmbimit

19 Qershor, 2025 4:28 pm
Mes historisë dhe modernes/Reuters: Tirana, një kryeqytet në ritmin e kohës
Aktualitet

Mes historisë dhe modernes/Reuters: Tirana, një kryeqytet në ritmin e kohës

19 Qershor, 2025 4:17 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Bota

Netanyahu jashtë spitalit:Izraeli po paguan çmim të rëndë!Trump e di lojën, Irani…

19 Qershor, 2025 4:10 pm
Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..
Aktualitet

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..

19 Qershor, 2025 3:38 pm
Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet
Aktualitet

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet

19 Qershor, 2025 3:19 pm
Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
Aktualitet

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

19 Qershor, 2025 3:10 pm
Para
Ja personi që e trafikoi për prostitucion shqiptaren e vrarë në Amsterdam

Ja personi që e trafikoi për prostitucion shqiptaren e vrarë në Amsterdam

U shpall fajtor se përdhunoi një të mitur, femrat i bëjnë dhurata “+18”

U shpall fajtor se përdhunoi një të mitur, femrat i bëjnë dhurata “+18”

Humbjen e avionit me Luksemburgun, ja sa pagoi Federata

Humbjen e avionit me Luksemburgun, ja sa pagoi Federata

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026

Miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare për sezonin 2025-2026
19 Qershor, 2025

Është miratuar kalendari i kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026. Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025...

Lexo më shumë

Konflikti në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump:Tërhiqu nga veprimet ushtarake!

Konflikti  në Lindjen e Mesme, Starmer thirrje Trump:Tërhiqu nga veprimet ushtarake!
19 Qershor, 2025

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump të tërhiqet nga veprimet ushtarake...

Lexo më shumë

Instalacioni “Mendoj për Ty” shfaqet para selisë së Këshillit Evropian në Strasburg

Instalacioni “Mendoj për Ty” shfaqet para selisë së Këshillit Evropian në Strasburg
19 Qershor, 2025

Instalacioni “Mendoj për ty”, i një artisteje nga Kosova – i cili i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës...

Lexo më shumë

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s
19 Qershor, 2025

Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB)...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com