Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Schütz: Qeveria të përpiqet që pas fjalëve të vijnë veprat

2017/11/19 at 9:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Schütz: Qeveria të përpiqet që pas fjalëve të vijnë veprat

Intervistë me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane, Susanne Schütz: Rezultatet konkrete në procesin e vetting-ut janë kusht paraprak që Komisioni Europian të mund të rekomandojë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.


Flitet aq shumë për reforma në raporte e strategji, por për ambasadoren e Republikës Federale Gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, duhet të mbetet e qartë se reformat nuk janë qëllim në vetvete. Para së gjithash, ato duhet të synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Të hapen vende pune, prej të cilave njerëzit të mund të jetojnë; të garantohet kujdes shëndetësor, të cilin njerëzit mund ta përballojnë financiarisht; të jepen oferta arsimore, që t’u përgjigjen kërkesave të cilësisë.

Rruga e integrimit në BE duhet përshkuar së bashku me njerëzit”, shprehet ambasadorja në një intervistë për “Monitor”. Lidhur me nxitjen e investimeve gjermane në vendin tonë, Schütz nënvizon se ka vend për përmirësim në disa aspekte si siguria ligjore, eliminimi i korrupsionit dhe një sistem eficient drejtësie, sikurse kushte të besueshme tatimore dhe një infrastrukturë e mirë. Përmbushja e këtyre do të përkthehej edhe në më shumë investime. Projektet e së ardhmes, grantet dhe mbështetja financiare në vijim do të jenë pjesë e diskutimeve me qeverinë e re për të parë hapësirat dhe mundësitë. Këto negociata do të nxjerrin edhe paketën se ku do të orientohet mbështetja.

Shqipëria ka një qeveri të re, e cila është në fillimin e mandatit të saj. Në opinionin tuaj, si përfaqësuese e Republikës Federale Gjermane, cilat janë disa nga çështjet më të rëndësishme të brendshme që duhet të adresohen me synim që të ecet përpara në rrugën drejt integrimit në BE?

Me rëndësi thelbësore mbetet përmbushja e pesë prioriteteve kyçe – dhe këtu elementi qendror është reforma në drejtësi, pa të cilën është e vështirë të arrihet progres në sektorët e tjerë. Vendosja e piketave të duhura e të rëndësishme është bërë tanimë, para së gjithash, përmes miratimit të reformës në drejtësi në korrik 2016. Por tani qeveria do të duhet të përpiqet me gjithë sa mundet, që pas fjalëve të vijnë veprat. Rezultatet konkrete në procesin e vetting-ut janë kusht paraprak që Komisioni Europian të mund të rekomandojë çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Edhe Bundestag-u Gjerman i sapozgjedhur do të mund të hapë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, vetëm nëse konstatohet në mënyrë të dukshme që vetting-u është duke ecur përpara dhe se në reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të drejtat e njeriut dhe të pronësisë janë bërë hapa konkretë përpara. Për shkak të fazës së bllokimit përpara zgjedhjeve, fushatës zgjedhore dhe formimit të qeverisë, është humbur shumë kohë. Por një gjë dua ta theksoj: proceset e reformave nuk janë qëllim në vetvete, ato janë të rëndësishme për njerëzit në këtë vend.

Ndaj edhe në të gjitha ndryshimet e rëndësishme strukturore, në fokus duhet të mbeten shqetësimet më të rëndësishme të njerëzve. Është fjala, pra, të hapen vende pune, prej të cilave njerëzit të mund të jetojnë; të garantohet kujdes shëndetësor, të cilin njerëzit mund ta përballojnë financiarisht; të jepen oferta arsimore, që t’u përgjigjen kërkesave të cilësisë. Rruga e integrimit në BE duhet përshkuar së bashku me njerëzit.

Investitorët

Investitorët gjermanë më thonë herë pas here, se çfarë është për ta veçanërisht e rëndësishme në këtë kontekst: siguria ligjore, eliminimi i korrupsionit dhe një sistem eficient drejtësie, sikurse kushte të besueshme tatimore dhe një infrastrukturë e mirë.

Si e shihni interesin nga investitorët gjermanë për Shqipërinë? A po rritet ky interes dhe çfarë mund të bëjë qeveria e re për të përmirësuar klimën e biznesit?

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm – bujqësi, pasuri nëntokësore, turizëm, për të përmendur vetëm disa prej sektorëve. Këtyre u shtohen shqiptarët dhe shqiptaret që kërkojnë të punojnë me shumë angazhim e që janë të gatshëm të kualifikohen, duke qenë shpesh edhe zotërues të gjuhëve të huaja. E megjithatë unë do të dëshiroja më shumë iniciativë private dhe shkëmbime tregtare mes dy vendeve tona.

Investitorët gjermanë më thonë herë pas here, se çfarë është për ta veçanërisht e rëndësishme në këtë kontekst: siguria ligjore, eliminimi i korrupsionit dhe një sistem eficient drejtësie, sikurse kushte të besueshme tatimore dhe një infrastrukturë e mirë. Në këtë këndvështrim unë shoh ende potencial përmirësimi, dhe me kënaqësi konstatoj se qeveria e re nën drejtimin e Kryeministrit Rama është e vendosur të përballet me këto sfida.

Ne konstatojmë herë pas here se interesi rritet, nëse sipërmarrësit krijojnë një ide të drejtpërdrejtë rreth mundësive në Shqipëri – edhe për këtë arsye Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë do të organizojë në datën 16 nëntor një aktivitet me titull “Automotive-Dialog”, i cili do të sjellë të interesuar të fushës në Shqipëri.

Gjermania ka qenë shumë aktive në Shqipëri, duke ofruar grante, asistencë dhe projekte konkrete. Cilët do të jenë sektorët që do të përfitojnë në vitet e ardhshme? A mund të na jepni më shumë detaje?

Bashkëpunimi ynë për zhvillim me Shqipërinë – në kuadër të të cilit prej vitit 1988 në Shqipëri janë lëvruar më shumë se 1 miliard euro – ka përmirësuar në mënyrë konkrete kushtet e jetesës së njerëzve, si dhe ka kontribuuar që njerëzit të vështrojnë me më shumë optimizëm drejt së ardhmes. Spektri i mbështetjes sonë, si donatori i dytë bilateral më i madh i Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim shtrihet nga furnizimi i besueshëm me ujë higjienikisht të pastër, energjia miqësore me mjedisin, asgjësimi profesional i mbetjeve dhe ujërave të ndotura deri tek arsimi profesional, zhvillimi i turizmit, mbështetja e sipërmarrjeve të vogla e të mesme dhe përafrimi i fermerëve shqiptarë me standardet e Bashkimit Europian.

Aktualisht janë duke u zbatuar më shumë se 50 projekte: kështu, për shembull, falë mbështetjes gjermane më shumë se 1 milion shqiptarë/e furnizohen me ujë të pastër dhe kanë një sistem të rregullt të eliminimit të ujërave të ndotura. Tani është e rëndësishme të vijojmë me realizimin e suksesshëm të aktiviteteve tona të përbashkëta. Këtu bën pjesë, për shembull, zhvillimi i potencialeve të hapësirave rurale dhe marrja e kontrollit mbi problemet e menaxhimit të mbetjeve. Se ku dhe kur mund të angazhojmë mjete të tjera financiare, në mënyrë që të përmirësojmë shpejt dhe ndjeshëm së bashku me partnerët tanë shqiptarë kushtet e jetesës së njerëzve, kjo pyetje do të jetë objekt i një dialogu të afërt me qeverinë e sapozgjedhur./Monitor

 

Etiketa: pas fjaleveqeveriaSchützveprat


Ju sugjerojmë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Bie në pranga shoferi pas aksidentit me 4 të plagosur në Elbasan

Bie në pranga shoferi pas aksidentit me 4 të plagosur në Elbasan

Shkoi të merrte vajzën e dhunuar, por e pëson keq nga dhëndri

Shkoi të merrte vajzën e dhunuar, por e pëson keq nga dhëndri

Rama u thotë ambasadorëve: Promovoni Shqipërinë para investitorëve të huaj

Rama u thotë ambasadorëve: Promovoni Shqipërinë para investitorëve të huaj
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com