Sport

Schumacher do operohet për të rigjeneruar sistemin nervor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 11/06/20 |
el ida

Michael Schumacher do të zhvillojë një operacion qelizor në një përpjekje për të rigjeneruar sistemin e tij nervor.

Profesori francez dhe kardiologu i njohur, Philipe Menasche, i cili e ka operuar Schumacherin edhe më parë, do të mundohet që të zëvendësojë qelizat e dëmtuara me të shëndetshme.

Ikona e Formula 1, ndodhet në gjendje të rëndë pas aksidentit me ski gati 6 vjet e gjysmë më parë në Alpet franceze.

Ai pësoi dëmtime të rënda në tru dhe qëndroi në koma për gjashtë muaj. Edhe pse askush nuk e ka parë më ish-shoferin e Ferrarit që prej aksidentit, ish-menaxheri i skuterisë italiane, Jean Todt, tha vitin e kaluar se ai po bënte progres të mirë si dhe mund të shikonte garat e Formula 1 në televizion./Opinion.al

Pas