Rajoni

Scholz nis vizitën dy ditore në Ballkan. Ndalesa e parë në Kosovë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 10/06/22 |
Opi Nion

Kancelari gjerman Olaf Sholz nis këtë të premtë vizitën e tij në parë në Ballkanin Perëndimor. Shteti i parë që do të vizitojë është Kosova, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Kancelari pritet të takojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.

Në fokus të vizitës do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Kryeministri Albin Kurti më 4 maj ishte në Gjermani për një vizitë zyrtare me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Në një konferencë të përbashkët pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, Scholz theksoi se çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen hap pas hapi, për të mundësuar paqe dhe stabilitet rajonal.

Scholz gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të një tregu të përbashkët rajonal brenda Procesit të Berlinit.

Ndërkohë pritet që po të premten, kancelari gjerman të vizitojë Beogradin, ndërsa të shtunën do të ndalojë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Pas