Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

2022/09/25 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, bën një vizitë të parë zyrtare në tri vende të pasura me naftë dhe gaz. Kancelari gjerman shoqërohet nga një delegacion i madh nga industria.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet të shtunën dhe të dielën për një vizitë dyditore në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Scholz shoqërohet në këtë udhëtim nga një delegacion i madh biznesmenësh, Të tre vendet janë eksportues shumë të rëndësishëm të naftës dhe gazit. Qeveria gjermane shpreson që gjatë vizitës të nënshkruhen kontrata konkrete në bashkëpunimi, thanë të premten qarqe qeveritare në Berlin.

 “Takim me partnerë të vështirë”

Vizita e Scholzit në tre vendet e gadishullit arabik do të kërkojë shumë ndjeshmëri diplomatike, për shkak se mes Gjermanisë dhe këtyre vendeve ka mospërputhje të mëdha për të drejtat e njeriut. “Kancelari do të takojë partnerë të vështirë gjatë këtij udhëtimi,” u bë e ditur nga zyra e kancelarit në prag të nisjes.

Një nga bashkëbiseduesit më të vështirë konsiderohet Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman. 36-vjeçari është kreu faktik i monarkisë arabe. Sipas shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka lejuar vrasjen e gazetarit të “Washington Post” Jamal Khashoggi. Vrasja e bujshme ndodhi në nëntor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

 “Scholz të pozicionohet qartë”

Princi i kurorës e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Por vrasja e gazetarit asokohe çoi në një izolim ndërkombëtar të Arabisë Saudite dhe si pasojë edhe në një krizë të marrëdhënieve gjermano-saudite. Por që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë krerët e shteteve perëndimore filluan ta thyejnë akullin dhe të afrohen me Arabinë Saudite. Edhe presidenti amerikan Joe Biden u detyrua t’i shtrinte dorën princit saudit.

Në Gjermani pritet së paku që kancelari të mos heshtë për këtë çështje por edhe për çështje të tjera, si pjesëmarrja e Arabisë Saudite në luftën e Jemenit. Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag, Renata Alt, ka kërkuar nga kancelari që të pozicionohet qartë. Lufta në Jemen ka shkaktuar një  nga krizat më të mëdha humanitare në të gjithë botën, tha Alt.

Ajo kërkoi nga Scholz që ai të angazhohet për zgjatjen e armëpushimit, i cili skadon më 2 tetor.  “Sado i rëndësishëm që mund të jetë furnizimi me energji elektrike, aq i rëndësishëm është edhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjithë botën,” u shpreh politikania liberale të premten në Berlin.

Scholz do të vazhdojë të dielën udhëtimin në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar./DW

Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Policia e shtetit:23 operacione në një javë,123 të arrestuar dhe 17 të shpallur në kërkim

Policia e shtetit:23 operacione në një javë,123 të arrestuar dhe 17 të shpallur në kërkim

Lëvizte me thikë dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Lëvizte me thikë dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Koalicioni i krahut të djathtë drejt fitores së zgjedhjeve në Itali

Koalicioni i krahut të djathtë drejt fitores së zgjedhjeve në Itali

TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com