Bota

Scholz i kërkon Kinës të përdorë ndikimin e saj në Rusi për t’i dhënë fund luftës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 04/11/22 |
Opi Nion

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë bisedimeve që pati me presidentin Xi Jinping në Pekin, i ka kërkuar Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Rusi për të ndalur luftën në Ukrainë.

“Si një lojtar politik global dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina ka përgjegjësi për paqen në botë. Unë i thashë Presidentit Xi se është e rëndësishme që Kina të ushtrojë ndikimin e saj tek Rusia”, tha kancelari gjerman, Scholz.

Scholz tha se të dy vendet kishin rënë dakord se kërcënimet bërthamore të Rusisë ishin “të papërgjegjshme dhe shumë të rrezikshme”.

BBC shkruan se, vizita njëditore e udhëheqësit gjerman ka nxitur kritika për shkak të mbështetjes së heshtur që Kina i jep Moskës.

Scholz është lideri i parë perëndimor që udhëton në Pekin që nga pandemia globale dhe i pari që takoi Presidentin Xi Jinping që kur ai u shpall Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, për herë të tretë në Kongresin e 20-të Kombëtar të partisë muajin e fundit.

Kancelari gjerman, ashtu si paraardhësja e tij Angela Merkel, argumenton se problemet globale mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit me Kinën. Takimi ballë për ballë, tha ai, lehtësoi diskutimin, madje edhe për çështjet për të cilat të dy vendet nuk pajtohen fort./Opinion.al

Pas