Aktualitet

Sazan Guri: Ja pse projekti i Unazës është i panevojshëm


               Publikuar në : 17:45 - 10/02/19 |
b.f

 

Ambjentalisti dhe pedagogu Sazan Guri iu është bashkuar sot banorëve të Unazës së Re në protestën e tyre, që tashmë është në ditën e saj të 99-të.

Ambjentalisti Guri, përballë kamerës së News 24, e cilësoi të panevojshëm projektin e Unazës së Re. Ai i bëri thirrje Kryeministrit duke u shprehur të investojë në ndërtimin e rrugës Rrogozhinë- Pezë dhe rregullimin e rrugës nga Plepat deri në Kombinat. Ndërtimi i këtyre rrugëve do të bëjë sipas Gurit që 60-70% e mjeteve që vijnë nga jugu të mos përdorin Unazën si aks për të hyrë në Tiranë.

Sot, banorët e unazës kanë vendosur të mbjellin përgjatë rrugës pemë bliri. / M.B

 

 

 

Pas