Life Style

Satelitë të Shqipërisë në hapësirë, deklarata e Ramës bëhet meme në rrjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 14/10/21 |
Opi Nion

Deklarata e Kryeministrit Rama se brenda vitit tjetër do të çojmë në orbitë dy satelitë nuk ka shkaktuar vetëm të qeshura në kuvend, por ka marr vëmendjen e gjithë rrjetit gjatë ditës së sotme.

Ndërsa opozita qeshi me këtë deklaratë, Rama vijoi ta përforconte ndërsa tha se vitin tjetër satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” do i shohim në hapësirë.

Në një kohë kur në vend është vënë në fokus debati për krizën e energjisë apo kur në kuvend pritet të votohet vendimi i qeverisë për kërkimin e huamarrjeje të re, për momentin deklarata e Ramës nuk bëri tjetër, veçse u kthye në një objekt memesh. Apo ndoshta një mënyrë për të tërhequr vëmendje? /Opinion.al

Pas