Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sassoli: Do të nxisim votën në favor për Tiranën dhe Shkupin

2020/02/03 at 8:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sassoli: Do të nxisim votën në favor për Tiranën dhe Shkupin

Presidenti i Parlamentit David Sassoli nisi sot një vizitë dy ditore në Shqipëri, për të dhënë një sinjal mbështetje ndaj vendit në rrugën e tij të integrimit europian, siç shprehet ai në një mesazh video në Twitter.


“Parlamenti europian, Komisioni europian dhe shumica e vendeve anëtare janë në favor të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk do të dorëzohemi. Në do të vazhdojmë të shtyjmë për një votë pozitive”, deklaroi sot ai përmes mesazhit përpara nisjes së vizitës. Ai pati dhe një thirrje drejtuar të rinjve shqiptarë. “Mos humbsni shpresën. Ne duam që ju të bëheni pjesë e Bashkimit europian. Së bashku mund t’a bëjmë këtë realitet. Duhet të jemi shpresëplotë dhe të vazhdojmë përgjatë rrugës që keni nisur”.

Që në Tetor të vitit të shkuar kur Këshilli Europian nuk arriti një konsensus për t’i hapur rrugë nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ai publikisht u shpreh i zhgënjyer.

“Unë dua të riafirmoj mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë bërë përparim të madh, në përputhje me pritjet tona. Fillimi i negociatave mund të jetë një shtytës e fortë për reformat që janë ende të nevojshme në rrugën e pranimit në BE. Ne do të bëjmë çmos gjithashtu për të bindur shtetet anëtare që ende kishin rezerva në mbledhjen e fundit të Këshillit”, u shpreh pak ditë më parë presidenti i Parlamentit europian në një deklaratë me anë të së cilës njoftoi vizitën e sotme.

“Zhgënjimi për mos marrjen e një vendimi nga ana e Këshillit, duhet të përkthehet në energji të ripërtëritur dhe nisma të ardhshme. Inkurajoj Shqipërinë të përqëndrohet në objektivin e përgjithshëm dhe të përdor këtë kohë për të adresuar çdo shqetësim që është ngritur, veçanërisht në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto reforma janë përfundimisht për më të mirët e vendi dhe brezave të ardhshëm. Edhe nëse rruga është e vështirë herë pas here, çdo hap na afron në një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të pasurojë si Shqipërinë ashtu edhe BE-në ”.

Presidenti Sassoli deklaroi gjithashtu se “Unë po shkoj në Shqipëri për të inkurajuar dhe dhënë shpresë për të ardhmen, pas disa muajve të vështirë për vendin”, nënvizoi presidenti Sassoli në një deklaratë që njoftonte vizitën e tij. Ndërsa shprehte ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, ai flet dhe për konferencën e ardhshme të donatorëve e arashikua të mbahet më 17 shkurt në Bruksel. “Ndërsa paraja nuk mund të zhbëjë vuajtjet, është shumë e nevojshme të rindërtohen shtëpitë dhe infrastruktura. Unë kam besim te bujaria e pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të donatorëve”, theksoi ai./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Para
Çfarë mund të bëjnë 2 latine?J.Lo dhe Shakira elektrizojnë në “Super Bowl”

Çfarë mund të bëjnë 2 latine?J.Lo dhe Shakira elektrizojnë në "Super Bowl"

Gjendet i pajetë në burg Andon Mëhillaj, sekseri i vrasësit Julian Sinanaj

Gjendet i pajetë në burg Andon Mëhillaj, sekseri i vrasësit Julian Sinanaj

BAFTA 2020/ filmi më i mirë shpallet ‘1917’, fiton 7 çmime

BAFTA 2020/ filmi më i mirë shpallet '1917', fiton 7 çmime
















TE FUNDIT

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com