Një sasi rekord kokainë u kap ditën e sotme në një magazinë në Durrës. Në magazinën e cila ndodhej në pronësi të Arbër Çekja, (pronar i kompanisë Arbri Garden) policia e shtetit sekuestroi sasinë prej 613 kg kokainë e pastër ardhur nga Kolumbia. Por kjo ngjarje ka marrë përmasa të mëdha edhe në mediat e huaja. Disa prej mediave prestigjoze i kanë kushtuar artikull të veçantë kapjes së kësaj sasie. Me burim nga “Associated Press”, këto media e kanë raportuar kështu ngjarjen:
“Fox News” shkruan se “në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Arbër Çekja. Gjithashtu në mbyllje të këtij artikulli rikujtohet se si Shqipëria është e njohur si një urë kalimi për trafikun ndërkombëtar të marijuanës.
“Shqipëria njihej edhe më parë si urë kalimi për trafikun e marijuanës, por ndërhyrja e qeverisë ka sjellë në reduktimin e kultivimit të një numri të konsiderueshëm plantacionesh, por të dhënat e tjera tregojnë se trafikantët kanë ende marijuanë të ruajtur”
Të njëjtin artikull ka edhe “Washington Post”, ku thekson përfshirjen e Shqipërisë në trafikun e marijuanës./Opinion.al