Të gjithë e kanë pëlqyer e sidomos femrat të cilat u çmendën pas bukurisë së tij që spikati me rolin e Sarp. Bëhet fjalë për aktorin turk Çağatay Ulusoy i cili mund të dënohet me 1 vit dhe 9 muaj burg, nëse gjykata e cilëson si fajtor. Ai akuzohet për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në lidhje me problemet që ka me drejtësinë gjatë intervistës së tij të fundit Ulusoy tha:
“Unë nuk kam përse t’i jap sqarime askujt tjetër përveçse familjes dhe miqve të mi të afërt. Nëse nuk do të isha i famshëm, askush nuk do e dinte.Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është familja ime. Mami u mërzit shumë, ndërsa babai është më i fortë. Por kjo është jeta, nuk e ndryshojmë dot! Nëse duhet të përballem me burgun, do të më duhet ta bëj.”
Ndërkohë aktori po shijon suksesin me serialin më të fundit në bashkëpunim me “Netflix”.