Aktori i njohur turk Cagatay Ulusoy ka qenë i lidhur prej 3 vitesh me kolegen e tij, aktoren Duygu Sarışın. Mirëpo sipas mediave turke, mësohet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për shkak të një ‘pëlqimi’ (like) në Instagram.
Aktori i njohur për shumë role si roli i “Sarp” tek të “Infiltruarit” mësohet të ketë pëlqyer foton e aktores Serenay Sarikaya dhe një fakt i tillë ka shkaktuar shumë xhelozi tek Sarışın.
Aktualisht ajo është larguar nga shtëpia e Cagatay dhe po jeton tek motra e saj. Nuk dihet nëse kjo është vetëm një zënkë mes tyre, apo ndarje përfundimtare.
Çifti është njohur në xhirimet e filmit “I Infiltruari” dhe kanë arritur t’a mbajnë larg vëmendjes mediatike historinë e tyre të dashurisë./Opinion.al/