Bota

Sarkozy dënohet me një vit burgim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 30/09/21 |
Opi Nion

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vit burg për financim të paligjshëm të fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012.

Gjykata në Paris e shpalli atë fajtor për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë seç ishte e paraparë me ligj.

Megjithatë, ai nuk do të burgoset, por do ta vuaj dënimin në shtëpi, me një byzylyk elektronik, tha gjykata.

Sarkozy, 66 vjeç, e mohon çdo keqbërje dhe pritet ta apelojë këtë vendim.

Ky është dënimi i tij i dytë me burgim. Në muajin mars, Sarkozy u dënua për korrupsion, por mbetet i lirë derisa vazhdon të zhvillohet procedura e apelit.

Ai u bë presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chiracut, që u akuzua për korrupsion. Chirac vdiq në vitin 2019.

Si mendoni se do shkojë situata në PD:

Sondazh

 

Pas