Hariz Mema, kryetar i Partisë Demokratike në Sarandë ka mbetur i plagosur në mbrëmje, pasi është goditur me doreza hekuri. Burime nga policia lokale bënë me dije se Mema është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur atë me doreza dhe më pas me shkelma dhe grushta.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërsa Mema është transportuar me urgjencë për mjekim drejt spitalit të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në orën 20.00 në bulevardin e qytetit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike që ka kërkuar që të gjenden menjëherë autorët.