Aktualitet

Sarandë/U dogj në një magazinë elektroshtëpiakesh, ndërron jetë 57-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 28/09/22 |
Opi Nion

57-vjeçari Ilirian Xhani, i cili mbrëmjen e së martës u dogj në një barake në Sarandë ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve që kishte marrë në 70% të trupit.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë 57-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot të arrijë deri në kryeqytet, pasi e ka humbur jetën gjatë rrugës.

Ndërkohë që trupi i tij u dërgua përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “ish-ushqimorja”, në Çukë të Sarandës, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës ku ai po qëndronte./Opinion.al

Pas