Një turist polak është gjetur i vdekur në pishinën e një hoteli në Sarandë në lagjen Nr. 1.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:27 në hotelin në pronësi të 50-vjeçarit me iniciale A.Z.
Mësohet se viktima është 78 vjeç me iniciale H.T. Ai ishte nën shoqërinë e bashkëjetueses së tij 69-vjeçare Z.K, gjithashtu polake.
Policia dyshon se shkak i vdekjes së turistit ka qenë një infarkt, megjithatë do të priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e plota.