Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në shëtitoren e sarandës.
Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke degraduar deri në përdorimin e thikës.
Gjatë konfliktit për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.